Aktualitet

Bujar Qamili, mollë sherri! Përplasje KF Vllaznia dhe Bashkia Shkodër, klubi nuk do koncert në stadium: Na penalizon tek UEFA!

"KF Vllaznia" ka dalë dje me një deklaratë për shtyp, ku ka argumentuar se përse nuk janë "pro" zhvillimit të koncertit në ambientet e stadiumit.

k.m.
Bujar Qamili, mollë sherri! Përplasje KF Vllaznia dhe Bashkia
Bujar Qamili dhe Benet Beci

SHKODËR- Një koncert është bërë "mollë sherri" mes Klubit të Vllaznisë dhe Bashkisë së Shkodrës. Koncerti recital i Bujar Qamilit i cili është planifikuar për në datën 21 qershor në stadiumin "Loro Boriçi" me mbështetjen e Bashkisë së Shkodrës, nuk e ka të njëjtën mbështetje nga drejtuesit e klubit të futbollit. "KF Vllaznia" ka dalë dje me një deklaratë për shtyp, ku ka argumentuar se përse nuk janë "pro" zhvillimit të koncertit në ambientet e stadiumit. Sipas tyre, mundësia që në stadium mos të zhvillohen aktivitete sportive, mund të sjellë pasoja më të rënda për klubin, siç është moslicensimi nga UEFA për të zhvilluar ndeshjet evropiane të klubit të futbollit.

Në këto kushte, "KF Vllaznia" u kërkon institucioneve përgjegjëse të anullojnë koncertin e planifikuar për t'u zhvilluar në stadiumin "Loro Boriçi" sepse është kundër të gjitha rregullave të funksionimit të këtij impianti sportiv. Gjithashtu këtë kërkesë e ka marrë edhe këngëtari Bujar Qamili, edhe pse disa herë sqarojnë se nuk kanë asgjë kundër këtij të fundit. 

"Kanë marrë një vendim për të bërë koncert tek stadiumi "Loro Boriçi". Tani ne nuk jemi kundër koncertit. As kundër Bujar Qamilit. Përkundrazi të gjithë e duam dhe ka kontribuuar për Vllazninë. Ne jemi gati t'ja sponsorizojmë edhe koncertin. Problemi është ne kemi një marrëveshje me UEFA-n se ky stadium do të bëhet vetëm për ndeshje sportive. Rrezikojmë ndeshjet, por të luajë edhe Vllaznia në kampionat. Sepse në momentin që nuk licensohet klubi nuk bëhen ndeshje në stadium, por do shkohet që të bëhen ndeshjet në Tiranë,"-tha në një prononcim për mediat nga ambientet e klubit Alban Xhaferi, presidenti i klubit. 

Por kërkesa e bërë dje nuk është marrë parasysh nga qeveria vendore. Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci shpërndau edhe njëherë posterin e koncertit, duke treguar se pretendimet e klubit nuk ndryshojnë asgjë.

Bujar Qamili, mollë sherri! Përplasje KF Vllaznia dhe Bashkia

Kështu, drejtuesit e kuqebluve janë "detyruar" që të reagojnë sërish.

"KF Vllaznia" ngre tre pyetje kryesore për organizatorët, duke i kërkuar që të bëjnë transparencë me qytetarët, duke qenë se me klubin kanë zgjedhur që të jenë hermetikë.

Reagimi i plotë i Vllaznisë, e martë 17 qershor:

Klubi i Futbollit Vllaznia konstaton me shqetësim sjelljen aspak dashamirëse të Bashkisë Shkodër ndaj zhvillimit të futbollit ku me veprimet e saj të cilat kulmuan së fundmi me organizimin e një aktiviteti të pakuptimtë që ka sjell indinjate, zemërim tek tifozët shkodran dhe faktkeqësisht duke i ndarë qytetarët shkodranë në opinione dhe mendime të ndryshme! Publikimi i njoftimit për koncert recital nga kryetari Bashkisë Shkodër dhe një deklaratë për shtyp nga ky institucion në orën 22.00 të mbrëmjes së djeshme, janë sjellje të denja më tepër për një subjekt privat sesa të një organi publik dhe mbulon më tepër me mister në lidhje me arsyet që e shtyjnë në emergjencë dhe me çdo kusht Bashkinë Shkodër në këtë aktivitet të paligjshëm në dëm të futbollit! Përsa më sipër, larg retorikave boshe ku nuk citoni në asnjë deklaratë asnjë reference ligjore dhe për transparencë dhe informim me publikun i kërkojmë Bashkisë Shkodër t’i tregojë qytetarëve shkodranë:

1) Sa është fondi i aprovuar nga Bashkia Shkodër dhe procedura e realizuar për shpenzimin e fondit të akorduar për organizimin e koncertit recital të planifikuar?

2) Cila është data dhe numri i Vendimit të Këshillit Bashkiak që ndryshon destinacionin e përdorimit të stadiumit për aktivitete sportive sipas VKM 421, datë VKM nr.421 datë 2 Qershor 2010 për “Përdorim dhe administrim nga Bashkia Shkoder për aktivitete sportive“ në “Perdorim për koncerte dhe orkestra frymore“???

3) Cila është data dhe numri i Vendimit të Këshillit Bashkiak që autorizon Bashkinë Shkodër të japë pa pagesë stadiumin “Loro Boriçi” për këtë aktivitet artistik??? Duke mbetur në pritje të përgjigjes tuaj publike përballë qytetarëve, jemi të vendosur të parandalojmë këtë paligjshmëri me çdo mjet ligjor!

Gjithashtu, të gjitha kundërshtitë për anulimin e koncertit, KF Vllaznia i ka drejtuar me një kërkesë zyrtare edhe njëherë  Bashkisë Shkodër, por edhe Policisë së Shtetit dhe vetë këngëtarit Bujar Qamili. Deri më tani, asnjë prej tyre nuk ka bërë asnjë reagim, duke e lënë situatën pa zgjidhje.

Bujar Qamili, mollë sherri! Përplasje KF Vllaznia dhe Bashkia

Në këto kushte, Vllaznia i ka marrë masa për të nënshkruar një marrëveshje për të luajtur ndeshjen me Teutën, në stadiumin "Niko Dovana" në Durrës./ZËRI

Poll

MOS HUMB