Aktualitet

Martesë në Burgun e Fierit/ Një ceremoni emocionuese brenda institucionit

Ceremonia u zhvillua me miratimin dhe mbështetjen e administratës së institucionit, duke sjellë një mesazh shprese dhe mundësie për një fillim të ri edhe në kushte të vështira.

l.k

 

Martesë në Burgun e Fierit/ Një ceremoni emocionuese brenda
foto nga ceremonia

FIER- Një ngjarje e rrallë ka ndodhur së fundmi në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier, ku një i dënuar ka kurorëzuar dashurinë e tij duke u martuar brenda ambienteve të burgut.

Ceremonia u zhvillua me miratimin dhe mbështetjen e administratës së institucionit, duke sjellë një mesazh shprese dhe mundësie për një fillim të ri edhe në kushte të vështira.

Mësohet se ceremonia e martesës u mbajt në një atmosferë të thjeshtë, por të mbushur me emocione të forta, duke dëshmuar se dashuria dhe besimi mund të triumfojnë pavarësisht sfidave dhe kufizimeve.

Kjo praktikë shërben si një formë mbështetjeje psikologjike dhe sociale për të dënuarit, duke ndihmuar në ruajtjen e lidhjeve familjare dhe shpresën për integrim të mëtejshëm në shoqëri./ZËRI/

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Poll

MOS HUMB