Aktualitet

Dalin EMRAT-Ja kush janë 7 të arrestuarit në aksionin e Call Centerave

Ata akuzohen për veprën penale “mashtrim kompjuterik”. 

F.I
Dalin EMRAT-Ja kush janë 7 të arrestuarit në aksionin e Call
pamje nga godina

TIRANË-Janë zbardhur identitetet e të arrestuarve në kuadër të operacionit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet ku u goditën 3 call-centera. Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 9 masa sigurie, ku mësohet se për 7 persona është firmosur masa 'arrest në burg', ndërsa 2 të tjerë janë me masë ndalimi i daljes jashtë vendit. Ata akuzohen për veprën penale “mashtrim kompjuterik”. 

Arrest me burg
Eduart Dalla
Mateo Hoxha
Tedi Agastra
Ledio Toçi
Xhoel Mekolli
Marsel Lami
Xhoji Hitaj  (i arrestuar për vrasje me dashje ne tentative)

Ndalim dalje jashtë vendi
Aida Vokli
Ledjon Cenaj

Ndërkohë raportohet se mbi 80 operatorë të gjetur brenda zyrave janë shoqëruar dhe marrë në pyetje. Gjatë operacionit u goditën tre ambjente call centerash, dy prej tyre në zonën pranë Kopshtit Zoologjik, ndërsa një tjetër në Rrugën e Kavajës. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga autoritetet, është sekuestruar një shumë rreth 1 milion euro cash, të ardhura të cilat dyshohet se lidhen me aktivitetin e paligjshëm. 

Poll

MOS HUMB