Aktualitet

Goditja e call centerave në Tiranë, Policia 'mësyn' në 3 godina! 9 masa sigurie, 7 në pranga, gjenden 1 mln euro cash (EMRAT)

Dy prej godinave ndodheshin në zonën pranë Kopshtit Zoologjik, ndërsa një tjetër në Rrugën e Kavajës.

F.I
Goditja e call centerave në Tiranë, Policia 'mësyn'
PAMJE NGA GODINA

TIRANË-Një operacion i zhvilluar mbrëmjen e djeshme (13 prill) në Tiranë, çoi në goditjen e tre Call Centerave, të cilët dyshohet se kryenin aktivitete të paligjshme duke mashtruar qytetarë europianë me qëllim zhvatjen e shumave të mëdha të parave. Hetimet kanë zbuluar se këto struktura dyshohet se mashtronin shtetas të huaj, kryesisht nga Austria, Italia, Spanja, Greqia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dy prej godinave ndodheshin në zonën pranë Kopshtit Zoologjik, ndërsa një tjetër në Rrugën e Kavajës. Vetëm në Call Center-in që ndodhej te Rruga e Kavajës janë gjetur brenda gjatë operacionit 60 punonjës, të cilët janë marrë në pyetje.

Aksioni është kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ku janë lëshuar 9 masa sigurie, ku mësohet se për 7 persona është firmosur masa 'arrest në burg', ndërsa 2 të tjerë janë me masë ndalimi i daljes jashtë vendit dhe detyrim me paraqitje. Në pranga janë vendosur Eduart Dalla, Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga autoritetet, është sekuestruar një shumë rreth 1 milion euro cash, të ardhura të cilat dyshohet se lidhen me aktivitetin e paligjshëm. 

Autoritetet po punojnë për identifikimin e plotë të personave të përfshirë dhe dokumentimin e aktivitetit të dyshuar kriminal./ZËRI

Poll

MOS HUMB