Aktualitet

FOTO/ I dehur në timon dhe me shpejtësi skëterr, ky është 23-vjeçari që përplasi për vdekje dy motrat

Kevin Norra po udhëtonte me një mjet tip "Audi", cili në gjendje të dehur dhe me shpejtësi ka kryer manovrën e parakalimit të gabuar duke u përplasur kokë më kokë me mjetin tip "Lancia" ku udhëtonin dy motrat dhe shoqja e tyre.

zh.ll
FOTO/ I dehur në timon dhe me shpejtësi skëterr, ky
Motrat Dhimaku (viktimat) dhe 23-vjeçari që shkaktoi aksidentin

TIRANË- Personi që shihni në foto, është Kevi Nora, 23-vjeçari i cili shkaktoi aksidentin tragjik ku humbën jetën dy motrat Dhimaku 20-vjeçe dhe 22-vjeçe. 23-vjeçari u arrestua ditën e sotme nga policia për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Mësohet se Nora se punon si specialist në Ministrinë e Brendshme. 

FOTO/ I dehur në timon dhe me shpejtësi skëterr, ky
Kevin Nora

Kevin Nora po udhëtonte me një mjet tip "Audi", i cili në gjendje të dehur dhe me shpejtësi skëterr ka kryer manovrën e parakalimit të gabuar duke u përplasur kokë më kokë me mjetin tip "Lancia" ku udhëtonin dy motrat dhe shoqja e tyre. Përplasja ka rezultuar fatale për dy motrat Rozina dhe Elvisa Dhimaku, të cilat humbën jetën në vendngjarje, ndërsa shoqja e tyre Antonela Zhupa, ka mbetur e plagosur jashtë rrezikut për jetën.

FOTO/ I dehur në timon dhe me shpejtësi skëterr, ky
Motrat Dhimaku

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë. Sipas njoftimit të policisë, shoferi 23-vjeçar ka qenë në gjendje të dehur kur ka shkaktuar aksidentn. Nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik./ZËRI

Poll

MOS HUMB