
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani paraqitet për herë të tretë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Teksa hynte në SPAK, Dogjani u ka thënë gazetarëve po shkonte për të marrë disa akte të dosjes së tij. Pasi ka dalë nga ambientet e SPAK, Dogjani, i cili kishte marrë me vete edhe banorët dhe ish-pronarin e pallatit, bëri me dije se dosjen e tij ua ka vënë në dispozicion ambasadorëve të huaj në Shqipëri. Kjo pasi pretendon bashkë me pronarët e tjerë se i kanë zbatuar pronën.
"Sot kam marrë edhe banorët edhe ish-pronarë të e pallatit ku jetojnë, sepse për këtë kam ardhur edhe sot dhe kam marr kopjet e aktit me CD. Këtu kam edhe një dosje të cilën ua kam çuar edhe ambasadorëve sepse shteti shqiptar nuk funksionon. Kam kërkuar interpelanca, kam bërë debate në parlament i kam kërkuar kryeministri Rama lidhje me grabitjen e pronës publike. Por ajo që më bën përshtypje është se unë bëj denoncim për vjedhje të pronës publike me korrupsuion. Kam denoncuar publikisht grabitjen e pronës publike në mes të Tiranës në bashkëpunim e Kadastrën. Vetë kadasatra e ka anuluar vendimin e vetë të legalizimit, e kemi kallëzuar në prokurori. Do t'u tregoj edhe një fotografi qe tu tregoj se çfarë është legalizuar sepse është shumë interesante. Kjo këtu është ajo nevojtorja që gjoja banonte një Ramazan Gjoshi përpara pallatit, që e ka përdorur për nevojtore për punëtorët kur ka ndërtuar pallatin ky Ilirjan Çela dhe më pas e ka legalizuar 210 metër katrorë tokë. Këtu ia ka shtruar Erion Veliaj dhe ia ka bërë me pllaka. Kadastra vetë e ka anuluar vendimin e legalizimit. Unë vij në SPAK se denoncoj korrupsionit dhe ai mashtruesi vazhdon dhe përdor pasurinë publike. Kjo ka qenë pronare e këtij trualli dhe ia ka lënë Bashkisë që ta bëjë kopësht publik. Kam vendime gjykate ku një Mentor Daja ka 100 mijë euro që i detyrohet që atëherë t'ja jepte. Edhe Thanas Qetri ka pasur shtëpinë dhe sot e kësaj dite jeton në shtëpi me qera. Kam të gjitha letrat që i kam dërguar Veliajt dhe Ramës dhe ambasadorëve. Në një vend tjetër të botës, duhet të ishte tundur shteti, ose unë do hyja në burg për kallëzim të rremë, ose... Për shtëpinë time jam në hetim për mosdeklarim pasurie,"-tha në fjalën e tij Dogjani.
Një nga pronaret: Ne nuk marrim as dëmshpërblimin për tokën që kemi aty. As nuk kalojmë dot se na i sjellin makinat tek cepi i shtëpisë.
Një nga pronaret: Nuk është vetëm problemi ynë, problemi është që kur kemi ardhur këtu, ne kemi menduar se ishte lulishte. Ne nuk kemi ku t'i çojmë fëmijët. Kam mesazhet që i kam dërguar Veliajt dhe i them 'hajde se na morën lulishten'. Se na tha deri kur të legalizohet do të bëhet lulishte dhe ne u gëzuam. Fëmijët tonë vuajnë. Kur e legalizuam ne, Erion Veliaj e mbylli gojën. Isha e mirë kur i duhej vota. Kur u ankuam ne, ata erdhën dhe shtuan. Ne iu ankuam Taulant Ballës.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur tashmë prej kohësh hetimet për "fshehje pasurie" ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani. Ndaj lidhur me këtë çështje, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar informacione në disa institucione. Ndërkohë që më datë 8 korrik, Dogjani shkoi vetë në SPAK, ku edhe u mor në pyetje. Pas daljes nga SPAK, Dogjani u shpreh se ka dëshmuar për një pallat të ndërtuar në vitin 2006, ku vijojnë përplasjet mes pronarëve dhe banorëve. Disa prej tyre e shoqëruan edhe sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme./ZËRI