Aktualitet

Dhuna në Oborrin Mbretëror/ Prokuroria kërkon burg për Princ Lekën, Elia Zaharinë dhe babanë e saj

Dhuna e ndodhur u bë publike në mars, pasi Princ Leka postoi një video dhe kallëzoi në polici ish-bashkëshorten e tij dhe babain e saj për dhunë në familje.

I.F
Dhuna në Oborrin Mbretëror/ Prokuroria kërkon burg për Princ
Elia Zaharia dhe Princ Leka

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për Princ Lekën, Elia Zaharinë dhe babain e saj pas dhunës që ndodhi në Oborrin Mbretëror. Prokuroria e Tiranës kërkoi 1 vit e 6 muaj burg për princ Lekën, 6 muaj për Elia Zaharinë dhe 1 vit për Gjergj Zharinë, por dënimi i tyre u konvertua në shërbim prove. Seanca e radhës për shpalljen e vendimit do të jepet më 13 dhjetor.

Dhuna e ndodhur u bë publike në mars, pasi Princ Leka postoi një video dhe kallëzoi në polici ish-bashkëshorten e tij dhe babain e saj për dhunë në familje.

Çifti u divorcuan më 25 pril dhe janë prindër të një vajze, e cila u pagëzua me emrin e stërgjyshes së saj, Mbretëreshës Geraldinë. Pas divorcit të bujshëm nga Elia Zaharia, Princ Leka është në një lidhje me Blerta Celibasgin, ku kohët e fundit u përfol se ajo është në një pritje të ëmbël, por ky lajm ende nuk është konfirmuar nga çifti. /ZËRI

Poll

MOS HUMB