Aktualitet

I thyen këmbët dhe i prenë veshin/ Dhunohet brutalisht ish-kryetari i PD-së në Lezhë nga persona të maskuar

Sipas burimeve nga Spitali i Traumës, autorët e ngajrjes i kanë thyer këmbët dhe i kanë prerë veshin.

l.k
I thyen këmbët dhe i prenë veshin/ Dhunohet brutalisht
Sokol Toma

LEZHË- Ish-nënkryetari i PD-së për njësinë administrative Dajç, Sokol Toma, ka rënë pre e një sulmi mbrëmjen e kaluar. Ai është goditur nga persona të maskuar me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 22:00 në aksin rrugor Mamurras-Laç, në zonën e Sanxhakut.

Ai është gjetur rastësisht nga kalimtarët, në gjendje shoku. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, 53-vjeçari është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar mjekësor.

Sipas burimeve nga Spitali i Traumës, autorët e ngajrjes i kanë thyer këmbët dhe i kanë prerë veshin. Ndërkohë zbulohet se Toma është shtruar në pavijonin e ortopedisë.

Menjëherë pas ngjarjes, autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të këtij sulmi, që ende mbeten të paqarta./ZËRI

Poll

MOS HUMB