Aktualitet

Shpërthim i fortë në Laç, vendoset tritol pranë një biznesi

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ku tritoli është vendosur në qepenin e derës së një dyqani të pozicionuar brenda një kompleksi shërbimesh

l.k
Shpërthim i fortë në Laç, vendoset tritol pranë
Foto ilustruese

LAÇ- Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në Laç gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të diele. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ku tritoli është vendosur në qepenin e derës së një dyqani të pozicionuar brenda një kompleksi shërbimesh. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia njofton se po punohet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 03:00, në qytetin e Laçit, në qepenin e derës së një dyqani që ndodhet në një kompleks shërbimesh, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./ZËRI

Poll

MOS HUMB