Aktualitet

Dhunoi avokatin e Ilir Metës, policia: Identifikohet dhe shpallet në kërkim një prej autorëve (EMRI)

Uniformat blu të Vlorës bëjnë me dije 40-vjeçari është shpallur në kërkim për kryerjen e veprës "plagosje e rëndë me dashje", e kryer në bashkëpunim.

zh.ll
Dhunoi avokatin e Ilir Metës, policia: Identifikohet dhe shpallet në
kujtim cakrani

VLORË- Skerdilajd Xhindi 40-vjeç është identifikuar si njëri prej autorëve që dhunuan avokatin e ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani. Uniformat blu të Vlorës bëjnë me dije 40-vjeçari është shpallur në kërkim për kryerjen e veprës "plagosje e rëndë me dashje", e kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë po vijon puna për kapjen e tij dhe të personave të tjerë të përfshirë në ngjarje. Ndërkohë, Kujtim Cakrani gjendet nën kujdesin e mjekëve në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për ngjarjen e ndodhur në rrugën Transballkanike, ku mbeti i dëmtuar shtetasi K. C., me profesion avokat, bëjmë me dije se nga puna intensive e kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, u bë i mundur identifikimi i njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit S. Xh., 40 vjeç, banues në Vlorë, i cili u shpall në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit S. Xh. Ndërkohë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale.

Shtetasi K. C. vijon të jetë në kujdeesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Avokati i njohur Kujtim Cakrani, përfaqësuesi ligjor i ish-Presidentit të Republikës Ilir Meta, është dhunuar të dielën, 8 shkurt, në Vlorë. Cakrani ka përfunduar në spital pas një konflikti me disa persona të tjerë në një pikë karburanti në qytet. Ndërkohë, në dëshminë e tij nga spitali, Cakrani ka deklaruar se të rinjtë i kishin thënë se ka parkuar keq dhe se ka zënë të gjithë karburantin ku ai ishte ndaluar. Ai ka deklaruar ndër të tjera se njëri prej tyre kishte një mjet prerës, ndërsa ka theksuar se nuk njeh asnjërin prej tyre. /ZËRI

Poll

MOS HUMB