VLORË-Janë publikuar pamjet nga apitali të Kujtim Cakranit, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, i cili u dhunua në Vlorë nga dy persoan ende të pa identifikuar në Vlorë. Nga spitali avokati Kujtim Cakrani, ka rrëfyer se dy të rinjtë në fillim e kanë ofenduar më pas njëri ka zbritur nga automjeti në të cilin ata ndodheshin dhe ka hyrë nga dera e pasagjerit në makinën e tij, duke e goditur pas koke. Kujtim Cakrani deklaron se të rinjtë i kishin thënë se ka parkuar keq dhe se ka zënë të gjithë karburantin ku ai ishte ndaluar.
Avokati shprehet për mediat se njëri prej tyre ka patur edhe një mjet prerë, ndërsa thekson se nuk i njeh autorët. Si pasojë e goditjes, Cakrani ka pësuar një frakturë të rëndë në pjesën e pasme të kokës dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet i shtruar në reanimacion.
Avokati Kujtim Cakrani: Ishin dy çuna me një makinë, të cilët pasi më provokuan, më dhunuan fizikisht. Nuk i njoh ata. Me njërin po bisedoja, tjetri më goditi pas koke. Ka ndodhur në hyrje të Vlorës, në një pikë karburanti. Nuk e kam idenë. Erdhën aty provokuan dhe më pas filluan me fjalë fyese. Ata dolën nga makina, më dhunuan. Ka qenë me mjet prerës. Më goditën pas koke. Unë isha ulur në makinë. Njëri nga dritarja po më ofendonte, kurse tjetri hyri nga dera e pasagjerit dhe më goditi. Më thanë: ‘Pse ke parkuar keq makinën. Ke zënë gjithë karburantin’. Pra ishte një mënyrë, një formë provokimi. Nuk i njoh të dy. Ishin moshë e re.