Aktualitet

Digjen 200 hektarë në Lurë, rrezikohen banesat dhe stanet! Situata drejt përmirësimit në Dukat

Bëhet me dije se flakët e favorizuara nga erërat e forta dhe nga terreni i thepisur, po vijojnë të përhapen, ku në Zall Gjoçaj, kanë dalë jashtë kontrollit duke rrezikuar banesat dhe stanet e bagëtive. 

zh.ll
Digjen 200 hektarë në Lurë, rrezikohen banesat dhe stanet!
Foto ilustruese

DIBËR- Situata e zjarreve në Parkun Kombëtar “Lurë-Mali Dejës” vijon të jetë kritike, për shkak se flakët kanë avancuar duke djegur 200 HA pyje halore. Bëhet me dije se flakët e favorizuara nga erërat e forta dhe nga terreni i thepisur, po vijojnë të përhapen, ku në Zall Gjoçaj, kanë dalë jashtë kontrollit duke rrezikuar banesat dhe stanet e bagëtive. 

Mësohet se aktualisht vijojnë të jenë në terren punonjësit e shërbimit zjarrfikës të bashkisë Dibër, ato të shërbimit pyjor dhe të forcave të armatosura, të cilët po luftojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë që avioni italian që erdhi në ndihmë për fikjen e zjarrit, bëhet me dije se e ka ndërprerë operacionin pasi nuk ishte shumë efektiv me hedhjen e ujit, për shkak të terrenit të thepisur.


Ndërkohë, drejt përmirësimit duket situata me zjarret në Dukat të Vlorës, sidomos në grykën e Paliskës. Situata nuk paraqet rrezik të shtuar për Parkun Kombëtar të Llogarasë dhe zonat e banuara. Bëhet me dije se falë ndërhyrjes nga terreni situata është përmisuar ndjeshëm, ndërsa në ditët në vijim do të ndërhyhet nga ajri me ndihmën e helikopterëve të ushtrisë shqiptare deri në shuarjen e plotë të disa trungjeve që janë duke u djegur./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB