Aktualitet

VIDEO/ Digjen mbetjet në Milot, autostrada mbushet me tym të zi

Bëhet me dije se tymi i madh ka ardhur si pasojë e djegies së materialeve të ndryshme, një problem që sipas banorëve të kësaj zone vijon prej kohësh.

l.k
VIDEO/ Digjen mbetjet në Milot, autostrada mbushet me tym të zi
Pamje nga vendngjarja

MILOT- Re të dendura tymi të zi janë shfaqur pasditen e sotme në zonën e Milotit, duke u bërë të dukshme edhe nga autostrada që përshkon këtë segment rrugor.

Bëhet me dije se tymi i madh ka ardhur si pasojë e djegies së materialeve të ndryshme, një problem që sipas banorëve të kësaj zone vijon prej kohësh. Po ashtu, kjo situatë ka shqetësuar edhe shoferët e automjeteve që përshkojnë këtë rrugë, duke shkaktuar panik.

Deri më tani nuk ka pasur ndërhyrje dhe as reagim nga institucionet përgjegjëse shtetërore, duke e bërë të paqartë se kush po djeg materialet masivisht pranë lumit Mat./ZËRI

Poll

MOS HUMB