Aktualitet

31 vjeçari dhunon dhe kërcënon me armë ish-bashkëshorten në Sarandë, policia arreston autorin (EMRI)

Më pas, ai dyshohet se ka kanosur me armë ish-bashkëshorten dhe familjarët e saj, duke qëlluar disa herë në ajër.

l.k
31 vjeçari dhunon dhe kërcënon me armë
Foto ilustruese

SARANDË- Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Sarandë. Sipas informacioneve paraprake, 31-vjeçari Kristi Ceka ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes së tij, ku dyshohet se e ka dhunuar fizikisht. Më pas, ai dyshohet se ka kanosur me armë ish-bashkëshorten dhe familjarët e saj, duke qëlluar disa herë në ajër.

Pas të shtënave, Ceka u largua me një automjet tip Audi Q7 drejt Borshit, por më pas u bë i mundur arrestimi i tij nga uniformat blu. 31- vjeçarit i është caktuar ndalim për veprat penale të dhunës në familje, kanosjes me armë dhe përdorimit të paautorizuar të armëve.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 17:30, shtetasi K. C., 31 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku dyshohet se e ka dhunuar fizikisht.

Ky shtetas dyshohet gjithashtu se ka kanosur me armë zjarri ish-bashkëshorten dhe familjarët e saj, duke qëlluar disa herë në ajër.

Falë reagimit të shpejtë dhe punës së mirëorganizuar të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja e autorit.

Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB