Aktualitet

Divjaksit si familje në 'rrjetën' e piramidave online! Investonin 5 mijë $, agjenti u tremb nga media dhe Braçe

Personat që luanin në këtë platformë dhe bënin 'like' përfitonin shumën prej 1% të investimit të tyre.

F.I
Divjaksit si familje në 'rrjetën' e piramidave online!
Alma dhe Ereledio Shebeku

TIRANË-ZËRI ka ndjekur një skemë mashtrimi ku rreth 6 mijë shqiptarë kanë rënë pre e saj. Të fokusuar në qytete me numrin më të lartë të përdoruesve, ZËRI u intersua nga afër për mënyrën se si funksionon skema në Divjakë, ku banorët treguan me detaje se si investojnë lekët dhe rrugën që ndjekin nga regjistrimi në platformë deri tek mënyra s ii tërheqin lekët.

Skema piramidale e plaftormës “XUEX”, në qytetin e Divjakës është shtrirë gjerësisht ku në dosjen e siguruar nga Prokuroria raportohet se janë regjistruar rreth 580 banorë, të cilët kanë investuar vlera që variojnë nga 1,000 (njëmijë) dollar deri në 5,000 (pesë mijë) dollar dhe të ardhurat e fituara në këtë platformë tërhiqen çdo 45 ditë. Pëveç investimit personi i njohur me emrin Leo Smith, i cili dyshohet të jetë ideatori i kësaj skeme, u kërkonte lojtarëve ti bënin “like” faqeve që u dërgonte.

Nga invetimi tek tërheqja e parave

Të gjithë pjesëmarrësit që janë regjistruar në këtë platformë, paratë i derdhin në bankë në llogaritë e tyre bankare me pretendim se duan të investojnë në shitblerjen e kriptomendhave dhe blerje online. Personat që luanin në këtë platformë dhe bënin 'like' përfitonin shumën prej 1% të investimit të tyre. Pra çdo ditë e shtojnë investimin e tyre me 1% të vlerës së investuar. Shumën që duan të tërheqin e transferojnë në një llogari në “Binancë bankë” dhe nga kjo llogari këtë shumë e transferojnë në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri dhe më pas kryejnë tërheqjen e parave rregullisht, ku banka ju mban komision për këto tërheqje dhe ju jep kopje të mandatit të tërheqjes së parave.

Qytetarë e Divjakës drejtoheshin në një prej agjentëve të shpallur në kërkim, bashkë me gruan e tij, Ereledio Shebeku dhe Alma Shebeku. 38-vjeçari ka hapur filimisht një grup me 5 persona dhe më pas në rolin e agjetit ka shtuar në platformë familjarët e tij dhe persona të tjerë, ku secili prej tyre investon vlera monetare në shumat që variojnë nga 1.000 deri në 5.000 dollarë. Më pas secili nga pjesëmarrësit, ashtu si dhe banorët treguan për ZËRI, krijonin grupet e tyre duke shtuar vëllezër, motra, fëmijë apo bashkëshortët. Qytetarëve u premtohej fitim i shpejtë dhe i sigurt përmes investimeve që në fakt ishin mashtrime të strukturuara.

Në dojen hetimore raportohet se Ereledio Shebeku, ishte në tension dhe i frikësuar pasi situata u bë mediatike, madje deputeti socialist Erion Braçe e kishte përmendur në një postim në rrjetet e tij sociale. Pas kësaj situate 38-vjeçari ka bërë të mundur vetëm regjistrimin në platformën 'Binanc', ku ju ka depozituar edhe 700 euro dhe ju ka thënë agjentëve të policisë se duhet të gjenjë një person tjetër që ti bëjë pjesë të grupeve në aplikacionin Telegram, sepse ai vet nuk mundej pasi i kishte bërë tashmë pesë persona./ZËRI

Poll

MOS HUMB