TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabre e picierit Indrit Islamllari, ngjarje e ndodhur rreth 1 javë më parë, në zonën "Komuna e Parisit", në Tiranë. Autori Filip Shehu është arrestuar dhe ndodhet aktualisht nën masën e "arrestit me burg", ndërsa ka pranuar përgjegjësinë penale dhe ka shprehur pendesë për aktin, ai është shprehur se ishte ndjerë i bullizuar nga viktima.
Por çfarë dëshmuar dëshmitari okular? Artur Fejzulla është njëri prej punëtorëve të kësaj picerie, i cili ka treguar me detaje të gjithë dinamikën e ngjarjes. Madje, ai ka rrëfyer se është përpjekur edhe për të ndaluar autorin, në mënyrë që ai të mos vijonte ta qëllonte me thikë Ismaillarin.
Fejzulla, dëshmitari, ka rrëfyer se punonte picier bashkë me viktimën, ndërsa autori ishte ndihmës picier. Ai ka treguar se në piceri është dhe kuzhina ku si staf janë 6 gra të cilat quhen Eli, Gisa, Vera, Behane, Zamira dhe një gocë tjetër të cilës nuk ja mban mënd emrin pasi është e re aty.
Dinamika e ngjarjes: Dëshmitari rrëfen se në orën 15:30 ka qenë brenda në ambient me Indrit dhe Filipin, ku një moment kolegia nga kuzhina e cila quhet Zamira, është afruar aty dhe ka kërkuar pak proshutë krudo.
Indriti i ka thënë: "...merre aty dhe prije vet se aty e ke...".
Por, vetë dëshmitari thotë se në atë moment ndodhej me kurriz pasi po pinte një cigare, dhe sapo e ka fikur, është kthyer nga kuzhina dhe ka parë Filipin, i cili i ka gjuajtur me thikë Indritit. Në këtë moment, ai ka ndërhyrë për t'i ndarë dhe t'i heqë thikën Filipit, pasi sipas tij, autori po tentonte ti gjuante përsëri. Sipas tij ai kujtonte se Filipi e ka patur thikën në dorën e djathtë, thikë pune, me mbishkrimin “Tramantina” “Made in Brazil”, të cilën e përdorin të gjithë aty tek ambienti i punës.
Sipas dëshmisë, ndërsa Fejzulla thërriste të lëshonte thikën dhe i ka kapur dorën ndërsa ai (Filipi) thoshte: "...do ta vras, se na ka çarë by**ën...". Për disa sekonda ai ka mbajtur autorin, ndërsa kur është kthyer mbrapa dhe ka parë Indritin të rrëzuar në shesh, dhe më pas ka shkuar menjëherë drejt tij për t'i parë plagën. Ai tregon se është munduar ti mbajë plagën në kraharor që mos të kishte gjakderdhje dhe mos të humbte koshiencën.
Më pas ka shkuar ambulanca e ka marrë Indritin dhe ai ka pritur aty deri sa të vijë policia.
Ndërkohë, dëshmitari është pyetur nga policia nëse kishte dijeni për ndonjë konflikt mes autorit dhe viktimës, ditën e ngjarjes apo edhe më parë. Vetë ai thotë se nuk ka parë konflikt apo zënkë mes tyre, por kishte dëgjuar ditën e hënë nga kolegët, Indriti me Filipin kishin patur debat pune ditën e shtunë më 25 Tetor 2025, dhe kanë debatuar për shkak se kur Indriti i jepte ndonjë porosi apo diçka për të bërë Filipi e kundërshtonte shpesh.
Çfarë ndodhi ditën e ngjarjes në lokal?
Ngjarja u rregjistrua më datë 28 tetor, në ambjentet e brendshme të lokalit “City Lounge” pranë kompleksit “Kika 2”. Filip Shehu, ndihmës picier në lokal, goditi me thikë picierin Indrit Ismaillari. E gjithë ngjarja e rëndë ndodhi në sy të klientëve dhe pjesës tjetër të stafit të lokalit. Edhe pse sherri nisi për motive banale, mes të dyve ka pasur konflikt të vazhdueshëm në punë. Pas arrestimit, 41 vjeçari tha se e vrau kolegun e tij, për shkak se ndihej vazhdimisht i bullizuar nga viktima. 41-vjeçari është arrestuar nga policia menjëherë pas ngjarjes./ZËRI




