Aktualitet

Dosja 'Lazarati'/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim 5 anëtarët e grupit të zjarrit

Ata akuzohen për vrasje të punonjësit të policisë mbetur në tentativë si dhe prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

F.I
Dosja 'Lazarati'/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim 5
Arbjon Aliko

TIRANË-Gjykata e Lartë ka rikthyer për rigjykim në Gjykatën e Posaçme 5 të pandehurit e akuzuar si pjesë e grupit të zjarrit ne Lazarat, të cilët kundërshtuan me armë punonjësit e policisë në operacionin e parë në vitin 2014. Arbjon Aliko, Gurgaz Skënderi, Alfred Proko, Enrik Skënderin dhe Beqo Brahimajn u dënuan nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 52 vite burg nga 57 që kërkoi Prokuroria vendim që u la në fuqi edhe nga gjykata e Apelit. Gjykata e Lartë pasi e ka marrë në shqyrtim këtë çështje ka vendosur ta rikthejë për rigjykim, po këtë herë në Gjykatën e Posaçme.

5 të pandehurit akuzohen për ngjarjen e vitit 2014, vit kur policia ndërhyri në Lazarat dhe ku banorët bënë rezistencë. Ata akuzohen për vrasje të punonjësit të policisë mbetur në tentativë si dhe prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Arbjon Aliko është i akuzuar edhe për sulmin ndaj policisë në 2015 ku mbeti i vrarë efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha.

Përkatësisht Arbjon Aliko është dënuan me 13 vite burg. 11 vite heqje lirie u dhanë për Gurgaz Skenderin. Për Enrik Skenderin dhe Alfred Prokon u dhanë nga 10 vjet burg. Ndërsa Beqo Brahimi u dënuan me 8 vite burg./ZËRI

Poll

MOS HUMB