Aktualitet

Sulmi ndaj ambasadës së Shqipërisë në Ukrainë, SHBA: U dëmtu një ndërtesë ku priten misione diplomatike

SHBA dënon sulmin me raketa të Rusisë ndaj Kievit që vrau një civil dhe dëmtoi ambasadën e Shqipërisë në Ukrainë.

F.I
Sulmi ndaj ambasadës së Shqipërisë në Ukrainë,
pamje nga vendngjarja

UKRAINË-Rusia ndërmori një seri sulmesh me raketa mbi kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, duke lënë pas dy të vrarë e dhjetëra të plagosur. Bombardimet e orëve të fundit shkaktuan një valë të madhe tymi e flakësh mbi Kiev, ndërsa raketat prekën edhe ambasadën shqiptare.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Matthew Miller në një postim në rrjetin e tij social ‘X’ shprehet se SHBA dënon sulmin me raketa të Rusisë ndaj Kievit që vrau një civil dhe dëmtoi ambasadën e Shqipërisë në Ukrainë.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin me raketa të Rusisë ndaj Kievit sot që vrau një civil dhe dëmtoi një ndërtesë ku priten disa misione diplomatike, duke përfshirë objektet e partnerëve tanë Shqipërinë, Argjentinën, Çekinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Portugalinë”, shprehet ai.

Ambasada shqiptare në Kiev është dëmtuar, si pasojë e sulmeve ruse në Ukrainë të ndodhur një ditë më parë. Përmes një njoftimi Ministria e Jashtme deklaroi se si pasojë e sulmeve u vu në rrezik jeta e personelit diplomatik. Nga sulmi rus është goditur edhe infrastruktura kritike në Rajonin e Goloseevit, ku gjenden 6 ambasada, në mesin e të cilëve edhe ajo shqiptare. Fatmirësisht nga ky sulm raportohet vetëm për dëme materiale dhe asnjë nga anëtarët e personelit nuk është lënduar nga sulmi./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB