Aktualitet

Vodhën dhe shtëpinë e policit/ Pranga 2 hajdutëve shqiptarë në Greqi, grabitën rreth 200 mijë euro

 Shqiptarët, përdornin një aplikacion të koduar mesazhesh për të komunikuar me njëri-tjetrin.

F.I
Vodhën dhe shtëpinë e policit/ Pranga 2 hajdutëve
sendet e sekuestruara

GREQI- Dy shqiptarë të akuzuar për vjedhje janë arrestuar nga policia greke në Atika. Mediat vendase raportojnë se dy të arrestuarit, të moshës 29 dhe 52 vjeç, operonin të paktën që prej muajit shtator. Shqiptarët, përdornin një aplikacion të koduar mesazhesh për të komunikuar me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve, në fund të shtatorit, viktimë e këtyre hajdutëve kishte rënë edhe një punonjës policie. Konkretisht, pasi kanë hyrë në shtëpinë e tij në Halandri, kanë kontrolluar të gjitha ambientet dhe kanë marrë bizhuteritë që kanë gjetur, si dhe armën e shërbimit.

Në total janë zbuluar 14 raste vjedhjesh në shtëpi në Cholargo, Papagou, Neo Psychiko, Agia Paraskevi, Chalandri dhe Ampelokipi, ndërkohë që përfitimi financiar total nga aktiviteti i tyre kriminal e kalon shumën monetare prej 195 mijë euro.

Në total janë zbuluar 14 raste vjedhjesh në shtëpi në Cholargo, Papagou, Neo Psychiko, Agia Paraskevi, Chalandri dhe Ampelokipi, ndërkohë që përfitimi financiar total nga aktiviteti i tyre kriminal e kalon shumën monetare prej 195 mijë euro. Nga kontrollet e kryera në shtëpitë e tyre, ndër të tjera, janë gjetur dhe konfiskuar:

58150 euro,
8,550 USD,
shumëllojshmëri bizhuterish, ora, syze dielli dhe çanta,
shumë mjete dhe çelësa hajduti,
pistoletë lodër,
2 thika,
veshjet e përdorura gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe
telefonat celularë./ZËRI

Poll

MOS HUMB