TIRANË-Mbi 40 milionë euro pasuri u sekuestruan nga Prokuroria e Posaçme lidhur me hetimet për aferën e tenderave të Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI). Në njoftimin e SPAK listohen të gjitha pasuritë e sekuestruara nga grupi i të akuzuarve, mes të cilave 7 i përkasin ish-drejtoreshës Mirlinda Karçanaj. Bëhet fjalë, për prona, banesa dhe llogari bankare.
Në dosjen e SPAK siguruar nga ZËRI, zbulohet edhe mënyra se si agjentët e Byrosë Kombëtare të hetimit zbuluan vendodhjen e shtëpive të Karçanajt, mes tyre edhe një banesë në zonën e AirAlbania. Gjurmimi i tyre është bërë me anë të qelizave dhe tabulateve të celularit të ish-drejtoreshës së AKSHI-t. Në dosje raportohet se në kuadër të hetimeve rezulton se për 214 netë celulari Karçanaj ka loguar në një antenë dhe për 267 netë në një antenë.
"Për periudhën deri më 26.12.2024, antena me prezencën më të lartë gjatë natës rezultoi Cell ID 25392938 (TIRANA CNR-E), me 214 netë prezence, ndërkohë që nga data 26.12.2024 e në vijim, antena dominante rezultoi Cell ID 25420164 (ABA CENTER-E), me 267 netë prezence,"-thuhet në dosjen hetimore.
"Ndërkohë, nga të dhënat e grumbulluara lidhur me pasuritëe paluajtshme në pronësi të shtetases Mirlinda Karçanaj arsyetohet se nga këqyrja e tabulateve telefonike të përcjella nëpërmjet shkresës me nr. FRS/0336/RD prot., datë 09.02.2026, protokolluar me nr. 5356 prot., datë 10.02.2026, që përfshijnë periudhën 02.02.2024 – 29.01.2026 të numrit celular 0692044142, në përdorim nga e hetuara Mirlinda Karçanaj, rezulton se:
Për periudhën deri më 26.12.2024, antena me prezencën më të lartë gjatë natës rezultoi Cell ID 25392938 (TIRANA CNR-E), me 214 netë prezence, ndërkohë që nga data 26.12.2024 e në vijim, antena dominante rezultoi Cell ID 25420164 (ABA CENTER-E), me 267 netë prezence. U identifikua data e parë e shfaqjes së antenës ABA CENTER-E gjatë intervalit nate (26.12.2024, ora 23:43) dhe data e fundit (28.01.2026, ora 21:40).
Nga analiza kronologjike e “qelizës së fundit para heshtjes" rezulton se për periudhën 02.02.2024 30.12.2024 antena dominante gjatë natës ka qenë TËIN TOËERS-SE, e ndjekur nga TIRANA CNR-E dhe TIRANA INT HOTEL -S. Për periudhën nga 31.12.2024 dhe në vijim, analiza evidenton vazhdimësi të dominimit të antenës TËIN TOËERS-SE, ndërkohë që konstatohet rritje e ndjeshme e pranisë në antenën ABA CENTER-E.
Në vlerësim të integruar të të gjithë parametrave të analizuar, konstatohet se përgjatë gjithë periudhës objekt këqyrje (02.02.2024– 27.01.2026) modeli territorial i qëndrimit gjatë natës përqendrohet në zonën qendrore të Tiranës, kryesisht në trekëndëshin urban TËIN TOËERS – TIRANA CNR -ABA CENTER.
Në përfundim, nga analiza e të dhënave të tabulateve telefonike rezulton se deri më 26.12.2024 vendqëndrimi i mundshëm gjatë natës korrespondon me zonën e mbuluar nga antena TIRANA CNR-E, ndërsa nga data 26.12.2024 e në vijim vendqëndrimi i mundshëm rezulton në zonën mbuluar nga antena ABA CENTER-E,'-thuhet në dosjen e SPAK siguruar nga ZËRI.