Aktualitet

SKANDALI- Arrestohet pronari i agjencisë së shërbimeve funerale në Maliq, vidhte pllakat e mermerit në varreza dhe i shiste

Ai akuzohet se në mënyrë sistematike ka vjedhur pllaka mermeri dhe graniti nga varrezat publike, të cilat më pas i dërgonte në punishten e tij për t’i ripunuar dhe shitur si materiale të reja.

F.I
SKANDALI- Arrestohet pronari i agjencisë së shërbimeve funerale
FOTO ILUSTRUESE

MALIQ-Një rast i rëndë dhe i paprecedentë është raportuar në Maliq, ku në pranga është vendosur pronari i agjencisë së shërbimeve funerale në zonë. Bëhet me dije se shtetasi B.M. akuzohet se në mënyrë sistematike ka vjedhur pllaka mermeri dhe graniti nga varrezat publike, të cilat më pas i dërgonte në punishten e tij për t’i ripunuar dhe shitur si materiale të reja.

Hetimet kanë zbuluar se kjo veprimtari kriminale është kryer prej kohësh dhe ka shkaktuar dëme materiale dhe morale për familjarët e të ndjerëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar nëse janë të përfshirë dhe persona të tjerë./ZËRI

Poll

MOS HUMB