Aktualitet

Abuzimet me tenderat e rrugëve/ Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli në SPAK

Drejtori i ri i ARRSH-së qëndroi në SPAK për më shumë se 1 orë.

F.I
Abuzimet me tenderat e rrugëve/ Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli
Gentian Gjyli

TIRANË-Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Gjyli u pyetet nga prokurorët e posaçëm lidhur me hetimet që po zhvillohen për abuzimet me tenderat e rrugëve. Drejtori i ri i ARRSH-së qëndroi në SPAK për më shumë se 1 orë dhe në momentin e largimit nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme heshti para mediave kur u pyet lidhur me arsyen e marrjes në pyetje.

Gjyli është emëruar drejtor i ARRSH-së në mars të vitit të kaluar, duke zëvendësuar në këtë post Evis Berberin. Ky i fundit, prej një viti ndodhet i arrestuar me vendim gjykate, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për akuzën e korrupsionit e pastrimit të parave.

Nga hetimet ka rezultuar se Berberi është i përfshirë në 6 tendera që SPAK pretendon se janë dhënë në mënyrë abuzive, 3 në kohën që ishte Drejtor i Eficencës së Energjisë dhe 3 si drejtor i ARRSH. Totali i tenderave kap një vlerë prej rreth 2.2 milionë euro. Përveç Berberit, në pranga janë vënë edhe Valter Begaj dhe Ervis Lami, administratorë të kompanisë DAAM, që dyshohet se kanë përfituar tenderat në mënyrë abuzive./ZËRI

Poll

MOS HUMB