Aktualitet

"Mos hajde më në lokalin tim"! 50-vjeçari plagos me thikë këngëtarin shkodran

Ngjarja ka ndodhur pranë teatrit 'Migjeni'.

F.I
"Mos hajde më në lokalin tim"! 50-vjeçari plagos me
Ademir Fresku

SHKODËR-Plagosje me thikë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pranë teatrit 'Migjeni', ku këngëtari Ademir Fresku është plagosur me thikë nga Gjergj Dardha, jashtë lokalit të tij. Fresku është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve, ndërsa në pranga është vendosur 50-vjeçari.

Gjergj Dardha, i cili shiste fruta perime, kishte shkuar disa herë i dehur në lokal dhe pronari Ademir Fresku mëngjesin e sotëm i ka thënë që nuk do i shërbehet më dukë e paralajmëruar që të mos shkojë tek lokali i tij. Tregtari menjëherë ka nxjerrë thikën duke e goditur disa herë 30-vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

Dëmtoi me mjet prerës, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikoi autorin dhe vijon kontrollet për kapjen e tij.

Rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”, dyshohet se shtetasi Gj. B., 50 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. F., 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Gj. B. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB