Aktualitet

Për kë bëhet fjalë? Dumani nga Durrësi: Një gjyqtar e kemi akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale

Dumani u shpreh se një gjyqtar rezultoi i përfshirë në krim dhe është akuzuar për pjesëmarrje në grup kriminal

E.K/F.I
Për kë bëhet fjalë? Dumani nga Durrësi: Një
altin dumani

DURRËS- Kreu në largim i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, në një takim që ka mbajtur me studentët në Universitetin e Durrësit, ku duket se ka pasur edhe një fjalim lamtumire, ku ka renditur disa prej sukseseve të SPAK gjatë drjtimit të tij. Dumani tha se prokuror, gjyqtar dhe drejtues policie janë kapur në akte korruptive. Në fjalën e tij Dumani tha se gjatë hetimeve të SPAK një gjyqtar rezukltoi i përfshirë në krim dhe është akuzuar për pjesëmarrje në grup kriminal. 

Vetë Dumani nuk dha një emër specifik se për cilin/ën gjyqatr bëhet fjalë apo për cilën çështje, ndërsa kujtojmë se nga operacionet e ndërmarra me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u ushtruan kontrolle në banesën e ish-gjyqtarit Taulant Tafa në Elbasan dhe në banesë i janë ushtruar edhe ish-kreut të Gjykatës së Elbasanit, Zihni Shahut. Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu është po ashtu nën hetim nga SPAK për korrupsion, në kuadër të dosjes së grupeve kriminale në Elbasan, të drejtuara nga Suel Çela dhe vëllezërit Çopja. Megjithatë për emrat e lartpërmendur në postin e gjyqtarit nuk ka një akuzë të njoftuar zyrtarish nga SPAK për pjesëmarrje në organizatë kriminale. 

“Korrupsioni është një plagë që prek të gjitha institucionet. Do ta filloja nga Prokuroria. Fatkeqësisht na është dashur t’i vëmë përpara përgjegjësisë edhe kolegët tanë, madje mund të kemi pasur edhe marrëdhënie shoqërore. Por kemi zbatuar detyrën. Për të ardhur edhe te policia. Në kaq vite SPAK, numri i policëve të hetuar për korrupsion dhe vepra të tjera penale është mbi 70. Në këto vite, numri i policëve të hetuar për korrupsion apo vepra të tjera penale është mbi 70. Fatkeqësisht, në hetimet tona kemi konstatuar funksionarë të lartë policie, që madje janë deklaruar edhe fajtorë, si pjesë të organizatave kriminale apo grupeve të strukturuara kriminale.

Nuk janë vetëm nga policia, por edhe nga gjyqësori. Ne kemi një çështje kur një gjyqtari i është atribuuar edhe vepra penale si pjesëmarrje në organizatë kriminale. Por Policia e Shtetit, pavarësisht kësaj pjese e cila na ka rezultuar e implikuar në vepra penale, policia në masën absoute janë djem edhe vajza që janë të përkushtuar në punën e tyre dhe meritojnë respekt. Institucioni jonë ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon çdo ditë me Policinë e Shtetit, për çështje që ne i trajtojmë. SPAK ka tashmë maturinë e duhur, janë garanci që mua më bëjnë shumë optimist për të ardhmen e institucionit”, u shpreh Dumani.

Para pedagogëve dhe studentëve, Dumani pranoi se gjatë këtyre viteve janë hasur sfida dhe problematika, por shtoi se bilanci i punës është i prekshëm dhe i matshëm. Ai nënvizoi se SPAK ka ngritur akuza ndaj personave me peshë të rëndësishme politike, kryetarë bashkish, deputetë dhe deri te ministra. Sipas tij, ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se për rreth 50% të personave ndaj të cilëve janë ngritur akuzat, gjykatat kanë dhënë tashmë vendime.

Dumani pritet të mbyllë 3 vjeçarin si kryeprokuror më 18 dhjetor, për t’ia lënë më pas stafetën Klodian Brahos, që u zgjodh një ditë më parë. rokurori Braho është pjesë e sistemit të drejtësisë që prej vitit 2007. Ai ka qenë ndërkohë një nga figurat kryesore të SPAK-ut. Braho është prokurori, i cili ka hetuar inceneratorin e Elbasanit, duke nxjerrë urdhër-arreste dhe duke ndarë hetimin për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Mes çështjeve të tjera të rëndësishme janë dosja “5D” dhe “Toyota Auris”. Braho është dhe pjesë e grupit të prokurorëve që ngritën akuzën për ish-ministrin Fatmir Mediu në lidhje me tragjedinë e Gërdecit.rokurori Braho është pjesë e sistemit të drejtësisë që prej vitit 2007. Ai ka qenë ndërkohë një nga figurat kryesore të SPAK-ut. Braho është prokurori, i cili ka hetuar inceneratorin e Elbasanit, duke nxjerrë urdhër-arreste dhe duke ndarë hetimin për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Mes çështjeve të tjera të rëndësishme janë dosja “5D” dhe “Toyota Auris”. Braho është dhe pjesë e grupit të prokurorëve që ngritën akuzën për ish-ministrin Fatmir Mediu në lidhje me tragjedinë e Gërdecit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB