TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në rrigën Besim Alla, ku një 41-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëjetuesen e tij.
Sipas policisë bëhet me dije se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta dhe se autori i ngjarjes, shtetasi F.C ka rënë në prangat e bluve të Komisariatit Nr. 6 në kryeqytet.
Njoftohet se bashkëjetuesja e 41-vjeçarit është nën kujdesin mjekësor dhe jashtë rrezik për jetën.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me mjet prerës (thikë) për motive të dobëta bashkëjetuesen e tij, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.
Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).
Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Besim Alla”, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar shtetasin:
-F. C., 41 vjeç.
41-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, në banesë, në rrugën “Besim Alla” ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./ZËRI/