Aktualitet

Dyshohet si ekzekutori i Mondi Mëhallës! Publikohet FOTO e Nevzat Spahos

29-vjeçari dyshohet se është ekzekutori i biznesmenit.

F.I
Dyshohet si ekzekutori i Mondi Mëhallës! Publikohet FOTO e Nevzat
Nevzat Spaho

TIRANË-Personi në foto është Nevzat Spaho, 29-vjeçari i arrestuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla. Spaho është vënë në prangat e policisë në Përrenjas, pas një ndjekje disa orëshe nga Policia. 29-vjeçari dyshohet se është ekzekutori i biznesmenit.

Dyshohet si ekzekutori i Mondi Mëhallës! Publikohet FOTO e Nevzat
Nevzat Spaho

Spaho rezulton i dënuar më parë nga gjykata e Elbasanit për akuzën e "Shtrëngimit me anë të kanosjes për marrje pasurie" dhe "Mbajtje pa lejë të armë". Në vitin 2022, ka rezultuar se shtetasi Nevzat Spaho, ka shtrënguar duke e dhunuar fizikisht, si dhe ka kanosur me armë zjarri, një shtetas, për dhënien e një shume parash prej 3 mijë eurosh.

Në lidhje me ekzekutimin, Policia ka vënë në pranga edhe Xhino Agon, ish-ortakun e Mëhallës, i cili akuzohet se iu ka dhënë hua mjetin dy prej autorëve të përfshirë në ngjarje, të shpallur në kërkim Amarildo Kola dhe Marselo Arani, si dhe rojen e karburantit, shtetasin Kujtim Pisha, i cili akuzohet për moskallëzim krimi. Pavarësisht arrestimeve, grupi hetimor ende nuk ka deklaruar një pistë konkrete për vrasjen e biznesmenit Mëhalla, i cili u qëllua me disa plumba, 2 prej tyre në kokë./ZËRI

Poll

MOS HUMB