KORÇË- Martina Pajollari e akuzuar për "moskallëzim krimi", të vrasjes së Martin Çeços, ndodhet në "arrest shtëpie" prej dy javësh, kjo për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit. Vendimi është marrë pas kërkesës së mbrojtjes, cila ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Martina Pajollarit, e cila ndodhej në burgun e Pojskës.
Rreth muaj më parë, më 26 janar, Gjyakata e Apelit në Tiranë liroi nga "arresti me burg" tre autorët e dyshuar të vrasjes së Martin Çeços. Gjykata e Apelit ka konstatuar skadimin e afatit të paraburgimit për: Valter Mollaj, Edlir Mollaj kushëriri i tij dhe çobani Bleri Angjo, të cilët u lanë në "arrest shtëpie".
Si ndodhi vrasja
Mbrëmjen e 12 qershorit të vitit 2022, Valter Mollaj kishte njoftuar kushëririn e tij Edlir Mollaj dhe kishte marrë bariun Blenti Angjo për t'u nisur nga fshati Marjan në një destinacion të panjohur. Pasi ata arritën në fshatin Kolanec, morën në vendin e parë të ndjerin dhe u drejtuan drejt rezervuarit 4 km larg fshatit në një terren të vështirë malor. Vetë Valter Mollaj i hodhi litarin në fyt të riut Martin Çeço dhe pasi u sigurua që ai humbi jetën, e hodhi në rezervuar duke lënë pandoflat jashtë, për ta inskenuar si vetëvrasje. Sipas hetimeve, shkaku i krimit ka qenë një lidhje e viktimës me Martina Pajollarin, e cila dyshohet se kishte nxjerrë në pritë Martin Çeçon./ZËRI
