Aktualitet

Goditja e Call Center-ave në Tiranë! Dëmi llogaritet mbi 50 mln euro, lekët konvertoheshin në kriptomonedha

Në kuadër të hetimeve është zbardhur dhe roli i tyre ku Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra, dyshohet se konvertonin shumat e përfituara në kriptomonedha për të fshehur gjurmët e parave.

F.I
Goditja e Call Center-ave në Tiranë! Dëmi llogaritet mbi 50 mln
pamje nga aksioni

TIRANË-Detjae të reja janë zbardhur nga aksioni i zhvilluar një natë më parë (13 prill) në Tiranë, ku u zbuluan tre call centera, të cilët dyshohet se kryenin aktivitete të paligjshme duke mashtruar qytetarë europianë me qëllim zhvatjen e shumave të mëdha të parave. Dëmi ekonomik përllogaritet të jetë mbi 50 milionë euro.

Në kuadër të operacionit u arrestuan 7 persona, ndërsa 2 të tjerë janë lënë në masën ndalim i daljes jashtë shtetit. Konkretisht bëhet fjalë për Eduart Dalla, Mateo Hoxha, Tedi Agastra, Ledio Toçi, Xhoel Mekolli, Marsel Lami, Xhoji Hitaj, Aida Vokli dhe Ledjon Cenaj.

Në kuadër të hetimeve është zbardhur dhe roli i tyre ku Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra, dyshohet se konvertonin shumat e përfituara në kriptomonedha për të fshehur gjurmët e parave.

Gjatë kontrollit në tre ambiente, efektivët kanë sekuestruar mbi 800 mijë euro cash, si dhe një sasi të konsiderueshme pajisjesh elektronike, përfshirë kompjutera, servera, USB dhe sisteme kamerash, të cilat dyshohet se janë përdorur për realizimin e aktivitetit kriminal./ZËRI

Poll

MOS HUMB