GREQI- Një krim i rëndë ka ndodhur në ambientet e burgut famkeq të Greqisë, Koridhalos, ku mësohet se shqiptari i vrarë është një emër i njohur i botës së krimit në Shqipëri. Bëhet fjalë për Jani Aliajn, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços, ngjarje e ndodhur në vitin 2016.
Mësohet se Aliaj është sulmuar me thikë nga një i dënuar grek dhe ka marrë dy plagë që kanë rezultuar fatale. Për pasojë, Aliaj nuk ka arritur t'u mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën, ndërsa dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të panjohura.
Paraprakisht dyshohet se vrasja është pjesë e luftës që ka shpërthyer midis grupeve rivale të mafias shqiptare, teksa ngjarja ka nxitur mobilizimin e menjëhershëm të autoriteteve të burgut.
Kush është Jani Alia
Aliaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi më 1 maj në vitin 2016, vrau Elton Çiçon në një lokal në zonën e ish-Bllokut. Përplasjet nisën pasi në vitin 2000, ai vrau me thikë E. Ballazhiun, i cili ishte shok fëmijërie me Çiçon. Pas kësaj, Çiço kërkoi të gjente vrasësin e shokut, pasi mësoi se u vra nga 47-vjeçari, ai i dërgoi një mesazh në burg se do të merrte hak për vrasjen e Ballazhiut.
Në vitin 2015 në Tepelenë, u raportua grabitja dhe dhunimi i prindërve të Eltin Çiços, ngjarje e cila lidhej direkt me rivalët e tij kriminalë. Ngjarja nuk konsiderohej e rastësishme, përkundrazi, ishte një mesazh për Çiçon, për të vijua sagën e hakmarrjes mesa bandave. I dyshuar si i përfshirë në këtë ngjarje është Erigels Mihasi, bashkëpunëtor i ngushtë i Ervis Martinaj.
Asokohe, Aliaj ishte 23 vjeç dhe po mbahej në paraburgim në Greqi. Po ashtu edhe Elton Çiço arrestohet nga policia greke dhe kryen 3 vite burg në Koridhalos. Por, ata si për ironi të fatit ishin në të njëjtin burg, Alia i dënuar me 18 vite për vrasje, ndërsa Çiço me 5 vite për trafikim droge. Por pasi dalin nga burgu fillojnë përplasjet mes tyre. Më 2016, Eltoni tenton të vrasë Janin më 10 janar në rrugën e “Kavajës” në Tiranë.
Por, nga ky atentat mbetet i plagosur vetëm një kalimtar i rastit. Por, Ciço nuk u ndal me kaq, ai tenton sërish të vrasë Alian kësaj radhe në Gjirokastër, ku ky i fundit u plagos lehtë në dorë. Pas kësaj, Alia në bashkëpunim me Renato Milloshin ekzekutojnë me dy plumba, Çiçon teksa ai ndodhej në një lokal. Pas kësaj, miqtë e viktimës, mes tyre Andi Mustafaraj kërkuan hakmarrje. Por e njëjta skemë u ndoq edhe ndaj Mustafaraj, por atentati ndaj tij dështoi dhe ai mbeti i plagosur. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-Ekspozitës në Tiranë. Por, përplasjet nuk u ndalën këtu, më 21 gusht të 2016, vritet me armë zjarri Nelgert Pata, i cili ishte mik dhe bashkëpunëtor me Jani Alian./ZËRI