Aktualitet

Shkoi të pinte alkool pas krimit…/ Detaje nga vrasja në Babrru, arrestohet autori: Me akuzonte se i kisha ofenduar bashkëshorten

Mësohet se autori dhe viktima ka qenë duke pirë së bashku në një lokal, ndërsa pasi kanë dalë nga lokali janë zënë për motive banale, kontlikt i momentit.

zh.ll
Shkoi të pinte alkool pas krimit…/ Detaje nga vrasja në Babrru,
viktima: Hajdar Ismajlgeci

BABRRU- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 40-vjeçarit në Kamëz, mbrëmjen e djeshme, teksa policia ka arrrestuar autorin, Arlind Demushi. 

Shkoi të pinte alkool pas krimit…/ Detaje nga vrasja në Babrru,
Arlind Demushi

Policia bën me dije se në momentin e arrestimit, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka patur gjatë kryerjes së krimit. Mësohet se autori dhe viktima ka qenë duke pirë së bashku në një lokal, ndërsa pasi kanë dalë nga lokali janë zënë për motive banale, kontlikt i momentit. Autori e ka qëlluar me thikë 40-vjeçarin Hajdar Ismajlgeci, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Autori, i cili kishte qëndruar për 10 ditë në banesën e viktimës, ka dhënë versionin e tij për ngjarjen e rëndë. Ai ka rrëfyer se konfliktet mes tyre kanë nisur, pasi viktima e akuzonte se i kishte ofenduar bashkëshorten. Sipas dëshmisë së tij, ata konfliktuar vazhdimisht, ndërsa të enjten autorit i është dashur të shkonte në banesën e viktimës, për të marrë rrobat e tij. Aty më pas ndodhi e gjithë ngjarja. Para hyrjes në shtëpi, mes tyre shpërtheu një zënkë me duar, gjatë së cilës autori e goditi viktimën me thikë, duke i shkaktuar plagë fatale.

Njoftimi:

Tiranë/Veprimet e shpejta hetimore zbardhin rrethanat dhe autorësinë e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Babrru.

Kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari që dyshohet se vrau me thikë 40-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta me të.

Në momentin e arrestimit, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka patur gjatë kryerjes së krimit.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e shkakut të vdekjes së shtetasit H. I., 40 vjeç, i cili u gjet mbrëmjen e djeshme, në rrugë, pa shenja jete dhe me plagë të shkaktuara me mjet prerës, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimi i autorit të dyshuar.

Pas identifikimit, u bë lokalizimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. D., 38 vjeç, i cili u kap në Durrës dhe u vu në pranga, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DPPSh.

Nga hetimet dyshohet se 38-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, 40-vjeçarin, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Sipas dëshmive të banorëve të zonës, autori është larguar nga vendngjarja në këmbë dhe ka qenë i përgjakur, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e kalimtarëve. Pikërisht këto detaje i kanë ndihmuar hetuesit të përqendrojnë kërkimet. Bëhet me dije se në momentin që është kapur ndodhej në gjendje të dehur dhe hetuesit nuk i kanë marrë dëshminë, por pritet të pyetet më pas. Ndërkohë, policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po punon për të rindërtuar lëvizjet e autorit përpara dhe pas ngjarjes.

Viktima, Hajdar Ismajlgeci 40-vjeç, u gjet i shtrirë pa shenja jete në rrugë, rreth orës 20:10 të mbrëmjes së djeshme. Hetimet e para sugjerojnë se ai është goditur me thikë, çka dyshohet të ketë shkaktuar humbjen e jetës./ZËRI

Poll

MOS HUMB