Aktualitet

Mësuesi ngacmonte seksualisht nxënëset! Arrestohet në Rinas, AKAP e shkarkon nga detyra

Fatmir Hoxha u denoncua nga dy familje të dy nxënëseve 13 dhe 14 vjeç të fshatit Rrajcë Skënderbeu të cilat pretendojnë se ai i përndiqte në mënyrë të përsëritur dhe i ngacmonte seksualisht.

F.I
Mësuesi ngacmonte seksualisht nxënëset! Arrestohet në Rinas,
Fatmir Hoxha

LIBRAZHD-Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur Librazhd. Një mësues 55-vjeçar është ndaluar për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj nxënseve të mitura. Fatmir Hoxha u denoncua nga dy familje të dy nxënëseve 13 dhe 14 vjeç të fshatit Rrajcë Skënderbeu të cilat pretendojnë se ai i përndiqte në mënyrë të përsëritur dhe i ngacmonte seksualisht.

Pas denoncimit dhe kërkesës për largimin e tij nga puna, mësuesi ka tentuar të largohet nga Shqipëria, por nuk ia ka dalë pasi autoritetet kanë arritur ta ndalojnë në aeroportin e Rinasit. Ndaj tij rëndon akuza për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj një të miture.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd -ndaluan me iniciativë shtetasin F. H., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, 2 nxënëse të shkollës ku ishte mësues,"-njoftoi Policia.

Pas arrestimit, Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar ka shkarkuar nga detyra mësuesin e shkollës "Sali Halili" në Rrajcë të Prrenjasit, Fatmir Hoxha. AKAP thotë në njoftim se menjëherë pas marrjes së këtij informacioni janë kryer verifikimet përkatëse me punonjësin e shërbimit psiko-social dhe oficerin e sigurië në shkollë, teksa rasti po hetohet edhe nga policia e shtetit.

Njoftimi i AKAP:

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar njofton se, pas informacioneve të marra mbi një rast të dyshuar ngacmimi ndaj nxënëseve në shkollën e bashkuar “Sali Halili” në Rrajcë, është ndërmarrë menjëherë masa disiplinore e shkarkimit nga detyra për mësuesin Fatmir Hoxha.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, drejtoria e shkollës, në bashkëpunim me punonjësen e shërbimit psiko-social dhe oficerin e sigurisë, zhvilloi verifikimet përkatëse.

Rasti është referuar zyrtarisht pranë Policisë së Shtetit dhe është në ndjekje për hetime të mëtejshme nga organet kompetente.

AKAP është e angazhuar maksimalisht me institucionet arsimore për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e çdo fëmije dhe fuqizimin e mekanizmave parandalues në bashkëpunim me shërbimet psiko-sociale, oficerin e sigurisë dhe stafet arsimore./ZËRI

Poll

MOS HUMB