Aktualitet

“Nuk i dha dorën”-DINAMIKA e sherrit në Tiranë! 8 persona në pranga, 1 në kërkim, 40-vjeçari u godit me qytën e armës (EMRAT)

Arma është dërguar ne laborator për t’u bërë ekspertiza për të zbuluar ADN dhe shenjat e gishtave.

F.I
“Nuk i dha dorën”-DINAMIKA e sherrit në Tiranë! 8
Adriano Shabanaj

TIRANË- Është zbardhur dinamika e konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme (16 prill) në zonën e Liqenit Artificial, Tiranë. Personat e përfshirë në konfliktin e ndodhur, ku një prej tyre mbeti i lënduar janë arrestuar. Si pasojë e sherrit i lënduar mbeti 40-vjeçari Kasem Stani (Pasha), i cili gjatë konfliktit u godit me qytën e një arme zjarri nga Adriano Shabanaj, 51-vjeç.

Ky i fundit i shpallur në kërkim nga Policia, ka qëlluar edhe me armë zjarri, por fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka patur persona të lënduar. Arma e zjarrit tip pistoletë është gjetur në ambjetete lokalit ku ndodhi konflikti.

Konkretisht në pranga janë vendosur 8 shtetasit e përfshirë në konflikt, mes tyre, 40-vjeçari që u dëmtua lehtë, Kasem Stani(Pasha), Emiljan Ruko, Bjorni Tahiraj, Eriald Tahiraj, Denikiajder Tahiraj, Eduart Sulaj, Kastriot Stani, Elton Ajredinaj.  Ata akuzohen për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Si nisi konflikti

Mësohet se personat kanë qenë të ulur së bashku në një tavolinë. Njëri-prej tyre u ka dhënë dorën të gjithë personave në tavolinë, ndërsa personi tjetër ka refuzuar duke e ofenduar. Kasem Stani dhe Adrian Shabanaj janë konfliktuar me fjalë dhe më pas kanë goditur njëri-tjetrin. Gjatë konfliktit Shabanaj ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe ka goditur me qytën e pistoletës në kokë 40-vjeçarin, ku si pasojë ka mbetur i lënduar. Ky i fundit u transportua në spitalin privat “American 2”. Konflikti mes tyre dyshohet se ka ndodhur për paratë me fajde.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet dinamika e konfliktit të mbrëmshëm, ndërmjet disa shtetasve, në rrugën “Sami Frashëri”.

Policia identifikoi shtetasin që goditi me qytën e një arme zjarri, një 40-vjeçar, gjatë një konflikti në një lokal, për motive të dobëta, dhe po punon intensivisht për kapjen e tij.

Nga hetimet dyshohet se 51-vjeçari qëlloi një herë, me armë zjarri, në vendngjarje, por nga e shtëna nuk pati shtetas të dëmtuar.

Në pranga 8 shtetasit e përfshirë në konflikt, mes tyre, 40-vjeçari që u dëmtua lehtë.

Gjendet në vendgjarje arma e zjarrit pistoletë, dhe sekuestrohet bashkë me celularët e të arrestuarve dhe me prova të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Menjëherë pas njoftimit, për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në një lokal në rrugën “Sami Frashëri”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e përgjegjësve.

Si rezultat i veprimeve profesionale dhe të shpejta hetimore u zbardh dinamika e rastit, si dhe:
-u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Sh., 51 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta, ka goditur me qytën e një arme zjarri, shtetasin K. S.(P.), 40 vjeç, i cili u dëmtua lehtë. Gjithashtu, rezultoi se 51-vjeçari qëlloi një herë, me këtë armë zjarri, në vendngjarje, por nga e shtëna nuk u dëmtua asnjë shtetas. Vijon intensivisht puna për kapjen e këtij shtetasi;
-u identifikuan dhe u arrestuan 8 shtetasit e përfshirë në konflikt: K. S. (P.), 40 vjeç, E. A., 43 vjeç, E. R., 39 vjeç, B. T., 24 vjeç, E. T., 35 vjeç, D. T., 30 vjeç, E. S., 47 vjeç dhe K. S., 53 vjeç, të akuzuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB