
TIRANË-Dita sot do të sjellë alternim të kthjellimeve dhe vranësirave të cilat në zonat veriore do të jenë më të të dendura duke gjeneruar rrebeshe shiu. Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta.
Parashikohet që orët pasdites dhe në vijim; të sjellin shtim të vranësirave duke rrezikuar reshje shiu në të gjithë territorin e vendit, por intensiteti i reshjeve do të jetë i ulët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por ulen lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët deri në 28°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri në 5 – 6 ballë./ZËRI