Aktualitet

E rëndë në Dibër! 70-vjeçari rrëzohet te stalla e bagëtisë, humb jetën (EMRI)

Sipas informacioneve paraprake, 70-vjeçari ka qenë duke punuar në Ahur kur është rrëzuar aksidentalisht, duke marrë plagë të rënda në trup. 

zh.ll
E rëndë në Dibër! 70-vjeçari rrëzohet te stalla
Foto ilustruese

DIBËR- Një ngjarje tragjike është regjistruar mëngjesin e sotëm në Dibër, në fshatin Brezhdan të Njësisë Administrative Kastriot. Mësohet se 70-vjeçari Haxhi Reçi ka humbur jetën në rrethana tragjike. 

Sipas informacioneve paraprake, 70-vjeçari ka qenë duke punuar në Ahur kur është rrëzuar aksidentalisht, duke marrë plagë të rënda në trup. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Dibrës, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, ku si pasojë humbi jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për rastin, ndërsa aktualisht dyshohet të jetë ngjarje aksidentale./ZËRI

Poll

MOS HUMB