Aktualitet

Shpërthim me tritol në Lezhë, eksplozivi në derën e një banese! Fqinja: U tronditëm, ata janë familje e mirë

Sipas njoftimit të policisë, lënda plasëse ka shpërthyer në portën e një banese, ku raportohet se ka shkaktuar vetëm dëme materiale. 

zh.ll
Shpërthim me tritol në Lezhë, eksplozivi në derën e
policia lezhe

LEZHË- Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mëngjesin e sotëm në Rrilë të Lezhës. Sipas njoftimit të policisë, lënda plasëse ka shpërthyer në portën e një banese, ku raportohet se ka shkaktuar vetëm dëme materiale. 

Blutë bëjnë me dije se në banesën në pronësi të shtetasit Tom Çungu, nuk banonte njeri prej më shumë se 20 vitesh. 

Ndërkohë, policia ka ngritur grupin e punës për hetimin dhe sqarimin e rrethanave të incidentit. Sipas grupit hetimor, dyshohet se autorët janë afruar përmes rrugëve dytësore, pasi nga verifikimet e deritanishme në kamerat e aksit kryesor nuk janë konstatuar lëvizje të dyshimta në orarin e shpërthimit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 06:40, në fshatin Rrilë, Lezhë, në portën e jashtme të banesës në pronësi të shtetasit T. Ç., me banim të përkohshëm në Itali, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. (Prej më shumë se  20 vitesh nuk banon njeri në këtë banesë).

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Shpërthimi ka shkaktuar panik te fqinjët. Një prej fqinjëve të familjs në fjalës, tregoi se shpërthimi ishte aq i fuqishëm, sa u trondit e gjithë shtëpia. Sa i përket familjarëve të banesës, fqinja thotë se për ta nuk kishte dëgjuar asgje të keqe.

“Ishim në gjumë. U tronditëm nga zhurma. Dolëm jashtë. Na u duk si rrufe. Nuk pamë gjë. I them burrit; nuk është koha e keqe jashtë. Burri më thotë; se di ça ka ndodhur, në dorë të Zotit. Ishte tronditje. U dridh shtëpia, aq shumë i fuqishëm ishte. Si nuk u shkëputën themelet. Ata janë familje e mirë. Kanë jetuar jashtë, kur nuk kemi dëgjuar fjalë të keqe. Për të gjithë ata kam përshtypje të mira. I kam miq shtëpie. Ishte tepër e fuqishme si shpërthim, ishte i fuqishëm. Ne e mbajtën mendjen te rrufeja, nuk na shkoi mendja.”, tha ajo.

Poll

MOS HUMB