Aktualitet

Ilir Beqaj jashtë kafazit të xhamit! Gjyqi për "Sterilizimin", shtyhet seanca

Avokati i ish-ministrit, Ermal Yzeiraj paraqiti kërkesat paraprake, duke kërkuar pushimin e çështjes pasi sipas tij, nuk ka akuzë nga prokuroria ose pezullimin e çështjes dhe interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

zh.ll
Ilir Beqaj jashtë kafazit të xhamit! Gjyqi për
ilir beqaj

TIRANË- Është shtyrë gjyqi për çështjen "Sterilizimi", ndërsa seanca e radhës do të zhvillohet më datë 9 qershor. Në seancën e kësaj të mërkure, Beqaj ishte jashtë kafazit të qelqtë dhe u shfaq krah avokatit të tij.

Ilir Beqaj jashtë kafazit të xhamit! Gjyqi për
ilir beqaj ne gjyq, jashte kafazit te xhamit

Avokati i ish-ministrit, Ermal Yzeiraj paraqiti kërkesat paraprake, duke kërkuar pushimin e çështjes pasi sipas tij, nuk ka akuzë nga prokuroria ose pezullimin e çështjes dhe interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata e Posaçme seancën e kaluar pranoi kërkesën e Beqajt për të qëndruar në sallën e gjyqit, jashtë kafazit të qelqtë.  Kërkesa për daljen nga kafazi drejtuar GJKKO është bërë nga avokati i tij dhe u pranua qe në datën 28 prill.

Ish0-ministri Beqaj po gjykohet me procedurë të zakonshme për kryerjen e veprës penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit kriminal”.

Beqaj ndodhet në burg që prej 4 korrikut të 2024 për abuzimin me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Por po ashtu, po hetohet edhe lidhur me dy koncensionet në Shëndetësi, Sterilizminin dhe Chech-up. Ai u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB