Aktualitet

E rëndë në Kosovë, një person plagos me thikë 4 kalimtarë, mes tyre dy të mitur

Policia e Kosovës njoftoi se arrestoi menjëherë autorin.

I.F
E rëndë në Kosovë, një person plagos me thikë 4
Foto ilustruese

FERIZAJ- Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia në Ferizaj pasi ka plagosur me thikë 4 kalimtarë të rastit. Sipas mediave në Kosovë, bëhet fjalë për dy vajza të mitura dhe dy djem. Dy nga të plagosurit u dërguan në Spitalin e Ferizajt, ndërsa dy të tjerët u transportuan drejt Prishtinës pasi janë në gjendje të rëndë për jetën. Policia e Kosovës njoftoi se arrestoi menjëherë autorin.

“Ekipe të shumta të policisë, përfshirë, edhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar. Pas një pune intenzive të kërkimit, rreth orës 16:40 kanë arritur që në rrugën ”Riza Matoshi” në afërsi të qendrës tregtare ”Plus Market” të arrestojnë të dyshuarin E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeçar, i cili nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë (thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura”, lajmëruan autoritetet në Kosovë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB