Aktualitet

Shpërthen tubi i gazit në mjetin lundrues, plagoset 39-vjeçari në Velipojë

Sipas të dhënave paraprake, 39-vjeçari me inicialet E. N. ishte duke zbritur nga karroceria e mjetit lundrues në pronësi të tij, kur tubi i gazit ka shpërthyer aksidentalisht.

M.K.
Shpërthen tubi i gazit në mjetin lundrues, plagoset 39-vjeçari
Foto Ilustruese

VELIPOJË- Një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Velipojë, pas një incidenti të ndodhur me një mjet lundrues. Ngjarja është regjistruar rreth orës 19:00, pranë Stacionit të Policisë Kufitare në Velipojë.

Sipas të dhënave paraprake, 39-vjeçari me inicialet E. N. ishte duke zbritur nga karroceria e mjetit lundrues në pronësi të tij, kur tubi i gazit ka shpërthyer aksidentalisht.

Për pasojë, ai ka pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

I plagosuri është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të nevojës për trajtim më të specializuar, më pas është nisur drejt Tiranës.

Ndërkohë, grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e incidentit, si dhe për të përcaktuar shkakun e shpërthimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB