Aktualitet

Ekzekutimi i mikut të Shullazit! Makina ku udhëtonte Dani në pronësi të Elvis Kosovës, në gusht iu vu tritoli

Kosova u vendos në pranga në gusht të vitit 2024 së bashku me një shtetas turk, pasi kishin ngritur një skemë mashtrimi, për përvetësimin e një mjeti audi luksoz, me vlerë rreth 200 mijë euro.

F.I
Ekzekutimi i mikut të Shullazit! Makina ku udhëtonte Dani në
Elvis Kosova dhe Gilmando Dani

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i Gilmando Danit, i njohur si mik dhe bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit. Dani ndodhej në një automjet tip 'Benz' të bardhë bashkë me një tjetër person me mbiemrin Muça, që ka mbetur i plagosur pranë Rinasit, ku ra pre e breshërisë së plumbave.

Automjet tip 'Benz' rezulton në pronësi të Elvis Kosovës i njohur si 'Visi i garave'. Ky i fundit një person jo pak i njohur për autoritetet. Në gusht të 2025 Elvis Kosovës i vendosën tritol në biznesin e makinave, ku si pasojë u dëmtuan 4 makina të parkuara. 

Aakohe 'Visi i Garave' deklaronte se nuk kishte asnjë problem me njeri dhe nuk dyshonte te asnjë person. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se Elvis Kosova është pronari i ‘Mel Construction’, që ka për objekt të aktivitetit të tij, shitjen dhe blerjen e pjesëve të ndryshme për makina. 39-vjeçari është emër i njohur për Policinë.

I njohur ndryshe si "Visi i garave", apo "Visi i makinave të shpejta", ai u vendos në pranga në gusht të vitit 2024 së bashku me një shtetas turk, pasi kishin ngritur një skemë mashtrimi, për përvetësimin e një mjeti audi luksoz, me vlerë rreth 200 mijë euro, të cilin e kishin marrë me qera në Gjermani./ZËRI

Poll

MOS HUMB