TIRANË-Klodian Steli është autori i shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur më 23 korrik, ku një sasi tritoli shpërtheu në portën e garazhit të Elvis Kosovës. Kamerat e sigurisë kanë kapur 36-vjeçarin nga Fushë-Kruja teksa vendos lëndën plasëse në portën e biznesit, ku si pasojë u dëmtuan 4 makina të parkuara. Për të humbur gjurmët autori është futur në pyll pranë liqenit të Thatë dhe ka qëndruar aty për rreth 30 minuta. Më pas ai është larguar duke shkuar te automjeti që ka përdorur në krim dhe është larguar jashtë territorit te Shqipërisë. Elvis Kosova i njohur dhe si 'Visi i Garave' apo "Visi i makinave të shpejta", ka deklaruar se nuk ka asnjë problem me njeri dhe nuk dyshon te asnjë person. Kosova u vendos në pranga në gusht të vitit 2024 së bashku me një shtetas turk, pasi kishin ngritur një skemë mashtrimi, për përvetësimin e një mjeti audi luksoz, me vlerë rreth 200 mijë euro.
/ZËRI