Aktualitet

PROFIL/ U ekzekutua sot në Rinas, kush është Gilmando Dani, krahu i djathtë i Shullazit që u dënua për gjobëvënie

Dani është një emër i njohur për autoritetet, pasi njihet si një ndër anëtarët e grupit ttë Emiljano Shullazit. 

zh.ll
PROFIL/ U ekzekutua sot në Rinas, kush është Gilmando Dani, krahu
Gilmando Dani

TIRANË- Gilmando Dani ka mbetur viktimë e atentatit paraditen e sitme pranë Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas. Sipas burimeve mësohet se viktima ka qenë duke lëvizur në një makinë të bardhë. Disa kalimtarë të rastit, por edhe policë kanë shkuar në ndihmë për të hapur mjetin. Ndërkohë, si pasojë e të shtënave i plagosur ka mbetur Muçi Shaljani (Sheqeri).

Dani është një emër i njohur për autoritetet, pasi njihet si një ndër anëtarët e grupit të Emiljano Shullazit. 47-vjeçari Gilmando Dani është konsideruar gjithnjë si person i rrezikshëm për shkak të ekspozimit të tij të shpeshtë në episode të përbashkëta me Emiljano Shullazin. Mësohet se ndaj Danit është bërë atentat dhe dy herë më parë, por mbeti i plagosur. Ngjarjet ndodhën në vitet 2011 dhe në 2015.

Mësohet se ai është liruar nga burgu më 6 tetor të vitit 2024, pasi kreu 3/4 e dënimit për gjobëvënie.

Kush është Gilmando Dani dhe e tij me bandën "Shullazi"

Në gusht të 2009, banesa e Gilmando Danit u kontrollua pas vrasjes së katër efektivave të policisë në Durrës nga Dritan Dajti. Kontrolli në banesën e Gilmando Danit u bë nën dyshimet se ai mund të kishte qenë në Durrës atë ditë, por më pas policia sqaroi se 33-vjeçari ka qenë në Tiranë, edhe pse nuk ishte gjetur në banesë në momentin e kontrollit. Në kuadër të hetimit për masakrën në Durrës, Prokuroria e Krimeve të Rënda i bllokoi pasaportën për disa ditë Gilmando Danit. Po kështu, më 23 prill 2011, gjatë fushatës elektorale, Gilmando Dani u shoqërua në Policinë e Tiranës pasi ndodhej në vendin e ngjarjes ku Emiljano Shullazi pengoi një miting të Partisë Socialiste në Njësinë Bashkiake Nr. 7 në kryeqytet. Deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, kërkoi ndërhyrjen e policisë, e cila ndaloi Shullazin dhe shoqëroi Gilmando Danin.

Megjithatë, precedenti i parë zyrtar i Gilmando Danit daton më 11 shkurt 2006, kur ai ra në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për shkak të dënimit në mungesë të dhënë ndaj tij me një vit burg për akuzat “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “kanosje në bashkëpunim”.

Emiljano Shullazi dhe banda e tij, ku bënte pjesë edhe Gilmando Dani, janë akuzuar për kërcënim dhe gjobvënie ndaj biznesmeni Ylvi Beqja. Shullazi u arrestua në 2016 bashkë me kushëririn Blerim Shullazi, Gilmando Danin, Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën për zhvatjen e pasurisë dhe kërcënimin e biznesmenit. Përmes shantazheve dhe kërcënimeve, grupi arriti që t'i merrte biznesmenit Beqja 5 herë çeqe bankare dhe 20% të ish-hotelit "Vollga" në Durrës. Përballja mes tyre ka ngjallur një debat të ashpësh brenda sallës së gjyqit, ku Beqja ka pohuar para togave të zeza se Shullazi dhe grupi i tij e kishin kërcënuar me armë. 

Grupi i Shullazit janë të përfshirë po ashtu edhe në vitin 2019 për dhunim dhe kanosje me armë zjarri të bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani. Grupi i Emiljano Shullazit kishte kërkuar vazhdimisht, 12 herë që gjyqtarja të tërhiqej nga dosja e tyre, por kjo e fundit nuk kishte pranuar duke dashur ti shkojë deri në fund gjykimit. Sipas SPAK, në ngjarjen e rëndë, Emiljano Shullazi ka pasur rolin e porositësit të dhunës, ndërsa zbatues të urdhrit kanë qenë Fabio Zyberaj (Ballabani) dhe një person tjetër i paidentifkuar. Saida Dollani u largua  nga procesi gjyqësor i Shullazit, ndërsa për rastin e kërcënimit nisën hetimet, por 10 muaj më pas prokurorja Ida Ahmetlli kërkoi pushimin e hetimeve, ndërsa gjykata e kundërshtoi duke e rikthyer për vijimin e hetimeve në 2020.

Në dhjetor të vitit 2021, Shullazi dhe 4 pjesëtarë të grupit të tij, mes tyre Gilmando Dani, u dënuan me 55 vite burg në total për gjobëvënie nga Gjykata e Apelit. Dani mori personalisht 12 vite heqje lirie. 

Atentati u regjistrua mesidtën e sotme, ku raportohet se është qëlluar në drejtim të një mjeti tip “Benz” në të cilin udhëtonin të paktën dy persona. Autorët janë larguar me një makinë tip Toyota Yaris dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke u drejtuar në zonën e Fushë-Krujës. Forca të shumta policie kanë ngritur postblloqe në disa akse të qarkullimit, ndërsa po kontrollohen rrugët dytësore dhe fshatrat përreth për të bërë të mundur kapjen e autorëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB