Aktualitet

Ekzekutoi bashkë me të vëllain Elton Javorin në ecje e sipër, merr fund pas 3 vitesh arratia e Agim Gashit

38-vjeçari, në bashkëpunim me vëllain e tij Kreshnik Gashi (aktualisht në paraburgim), pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri drejt automjetit që drejtohej nga 41-vjeçari.

F.I

Ekzekutoi bashkë me të vëllain Elton Javorin në ecje e

FIER-Agim Gashi i shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në vitin 2023 në Fier, ku u ekzekutua Elton Javori është arrestuar. Ndaj Gashit, Gjykata e Fierit kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve”. 

38-vjeçari, në bashkëpunim me vëllain e tij Kreshnik Gashi (aktualisht në paraburgim), pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri drejt automjetit që drejtohej nga 41-vjeçari.

Ngjarja e ndodhur në dhjetor të vitit 2023 në fillim u raportua se ndodhi për marrëdhënie familjare, por me pas u zbulua se në fakt sherri kishte nisur mes viktimës dhe autorëve në Gjermani. Viktima kishte rreth 3 muaj që ishte kthyer nga Gjermania. Ai nuk rezultonte me precedentë penalë, ndërkohë që autorët Agim (Agli) dhe Kreshnik Gashi, janë nipërit e Kujtim Kuçit, një tjetër personazh i njohur në Fier.

Njoftimi i policisë:

Ekzekutohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda urdhri i ndalimit për një 38-vjeçar, i akuzuar për vrasje.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë Fier për ndalimin e shtetasit A. G., 38 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

38-vjeçari dyshohet se, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin K. G. (aktualisht në paraburgim në ambientet e IEVP Fier), më datë 07.12.2023, në lagjen “16 Prilli”, Fier, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti që drejtohej nga shtetasi E. J., 41 vjeç.

Si pasojë e të shtënave, 41-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Poll

MOS HUMB