Aktualitet

Evis Berberi mbetet në burg! Kushtetuesja i rrëzon edhe kërkesën për provat nga telefoni celular

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë në konsideratë pretendimet e tjera të Berberit, lidhur me papërdorshmërinë e provave nga celulari i tij.

zh.ll
Evis Berberi mbetet në burg! Kushtetuesja i rrëzon edhe
ervis berberi

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARSH), Ervis Berberi, për zbutjen e masës "arrest me burg". Sakaq, ish-vartësi i ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, Evis Berberi do të vijojë të qëndrojë në burg.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë në konsideratë pretendimet e tjera të Berberit, lidhur me papërdorshmërinë e provave nga celulari i tij, si të paligjshme. Për këtë çështje, Berberi duhet t'i drejtohet fillimisht Gjykatës së Shkallës së Parë dhe pas mund t’i drejtohet Kushtetueses.

Evis Berberi u arrestua më 14 mars 2024, në akuzë për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Berberi rezulton i përfshirë në raste korruptive me tendera. Materialet e gjetura në telefonin e tij çuan Prokurorinë edhe te ish zv kryeministrja Belinda Balluku, e cila tashmë është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë, si dhe nën hetim për 7 Lotet e Unazës së Madhe.

Skema 

SPAK ka dyshime se Berberi, fillimisht si Drejtor i Efiçencës së Energjisë ka zhvilluar tre procedura prokurimi me vlerë rreth 1.2 milionë euro që janë fituar nga kompania DAAM që drejtohej nga Valter Begaj, por që defakto sipas SPAK, kompania zotërohej prej Berberit.

Po kështu SPAK dyshon se në kohën që Berberi drejtonte ARSH, e njjëta kompani ka fituar tre tendera të tjerë më vlerë rreth 1 milionë euro.

Hetimet kanë zbuluar se kjo kompani është përdorur për kalimin drejt saj të sasive të mëdha të parave, nga kompania tjetër, “Net Group”, e sipërmarrësit Begaj, përmes transaksioneve të ndryshme.

Paratë e kaluara në favor të kompanisë “Daam”, janë përdorur për të blerë prona të patundshme në emër të kësaj shoqërie. Këto veprime kanë ngritur dyshime për Prokurorët, se gjenden përballë një veprimtarie të pastrimit të parave.

Transaksionet nga “Net Group” drejt shoqërisë “Daam”, në zotërim indirekt nga zoti Berberi, përkojnë, sipas hetimeve, me kohën kur shoqëria “Net Group” rezultoi fituese e disa tenderave të të shpallur nga Agjencia për Efiçencën e energjisë dhe Autoritetit Rrugor, nën drejtimin e zotit Berberi. Bëhet fjalë për prokurime publike me një vlerë totale prej mbi 2.7 milion euro me tvsh./ZËRI 

Poll

MOS HUMB