Aktualitet

Çfarë ka ndodhur? Uji i pistë vërshon në rubinetat e Tiranës, UKT për ZËRI: S'janë fekale, thjesht dhe!

Në një bisedë telefonike me një nga punonjëset e UKT-së, ka pasur një çarje të tubit përçues, i cili është mbushur me dhe.

k.m.
Çfarë ka ndodhur? Uji i pistë vërshon në rubinetat e
Uji i ndotur

TIRANË- Probleme me ujin e pijshëm në Tiranë! Një situatë shqetësuese është denoncuar këtë të premte nga banorët e zonës së Komunës së Parisit në Tiranë. Qytetarët raportojnë se për disa orë nuk kanë pasur ujë të pijshëm, ndërsa shtojnë se furnizimi tashmë që ka ardhur, uji është i ndotur dhe me një erë të rëndë.

Duke marrë shkas nga denoncimet, ZËRI ka tentuar që të kontaktojë me shërbimin e klientit në UKT. Në një bisedë telefonike me një nga punonjëset e UKT-së, ka pasur një çarje të tubit përçues, i cili është mbushur me dhe. Duke iu referuar dhe analizave që pretendojnë se kanë bërë, UKT thekson se nuk ka fekale në ujë, por vetëm dhe. Në fund, lajmërojnë se po punojnë për zgjedhjen e situatës së krijuar deri më tani. 

"Ka probleme në një pjesë shumë të madhe të Tiranës, jo thjesht Komuna e Parisit. Tani morëm një lajmërim edhe nga inxhinerët dhe na thanë që po shpejtojnë dhe po mundohen që ta pastrojnë sa më shpejt që të mos kenë më probleme. E di që qytetarët e kanë hedhur në rrjetet sociale. Uji përmban vetëm dhe, jo fekale. Kemi bërë një njoftim në rrjetet sociale. Fekale nuk janë se normalisht do ta thoshim...Kemi bërë analiza. Thjesht është çarë tubi dhe ka marrë dhe edhe nga shirat që kanë rënë,"-tha punonjësja e UKT në një sqarim për ZËRI.

Ujësjellësi Lanabregas - Depo Partitar, përmes një njoftimi në rrjetet sociale njoftoi se të gjithë turbullirat janë pastruar. UKT bën me dije se qarkullimi i ujit për të gjitha zonat e prekura do të vijojë normalisht.

“Pas punës intensive së ekipit të Ujësjellësit, rrjeti Lanabregas dhe Depo Partitar, janë pastruar nga të gjitha turbullirat! Me furnizimin e darkës, për të gjitha zonat e prekura do të vijoi qarkullimi normal i ujit! Mirënjohje për mbështetjen dhe besimin e gjithësecilit!”, thuhet në njoftim.

Por, nuk jepen detaje se kush i pastroi depozitatat, të cilat ishin të ndotura me dhe. Por, UKT lajmëroi më herët se për shkak të punimeve në linjën DN-700 mm (Lanabregas - Depo Partitar), u shkaktuan probleme me furnizimin me ujë tek Tirana e Re dhe Komuna e Parisit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB