TIRANË- Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale nga gazetari Blendi Fevziu, ku ai ngre shqetësimin për praninë e qenve endacakë në zonën turistike të Dhërmi, në opinionin publik dhe në rrjetet sociale kanë shpërthyer reagime të shumta dhe të ndara.
Gazetari thotë se situatën e ka parë edhe personalisht nga afër, duke theksuar se tufa qensh endacakë lëvizin lirshëm në zonë dhe sipas tij, krijojnë shqetësim për turistët.
Në video, gazetari shprehet: “Është tmerr nga qentë pa zot. Në fakt e kam parë dhe vetë. Tufa të mëdha qensh të cilët vërtiten dhe tmerrojnë turistët dhe kam frikë se ndonjëri prej tyre do bëhet viktimë pa dashje”, duke ngritur shqetësimin për situatën dhe sigurinë në zonë.
Ndërkohë, gazetarja Fatjona Mejdini ka reaguar, duke kritikuar mënyrën si është trajtuar publikisht raportimi për qentë endacakë në Dhërmi dhe kërkon zgjidhje institucionale në terren. Sipas Mejdinit, debati është kthyer në “linçim” dhe përplasje në rrjete sociale, në vend që të fokusohet te zgjidhja e problemit real.
Në reagim, gazetarja Mejdini i drejtohet drejtpërdrejt 'Animal Rescue Albania' që të shfrytëzojnë rastit dhe të kërkojnë zgjidhje konkrete nga institucionet.
Reagimi i Fatjona Mejedini:
Kur raportimi linçohet publikisht dhe organizatat për mbrojtjen e kafshëve kanë prioritet sensacionin në rrjetet sociale dhe jo zgjidhjen e problemeve:
Dy ditë më parë, Blendi Fevziu solli disa pamje nga shëtitoret e plazheve në Dhërmi, ku tufa qensh të braktisur endeshin lirshëm, duke krijuar shqetësim për turistët dhe bizneset e zonës. Në respekt si të njerëzve, ashtu edhe të kafshëve, vendi i qenve të braktisur nuk është në shëtitoret e plazheve, por në qendra të posaçme, ku autoritetet lokale duhet të kujdesen për trajtimin e tyre me dinjitet.
Por, në vend që organizatat për mbrojtjen e kafshëve ta shfrytëzonin këtë rast për të kërkuar zgjidhje konkrete, sapo lexova një "dazibao" të Animal Rescue Albania, ku gazetari akuzohej se po bënte thirrje për helmimin e kafshëve!!! Për ta bërë edhe më të besueshëm këtë trillim, videos së tij i ishte bashkëngjitur edhe pamja e një qeni të vrarë.
Ky stil linçues dhe demonizues nga organizata që pretendojnë të jenë serioze në mbrojtjen e kafshëve nuk i bën nder askujt. Nëse do të ishin realisht të interesuara për mirëqenien e qenve, sot në mëngjes do të duhej të ishin në dyert e zyrës se kryetarit të Bashkisë së Himarës për të kërkuar zgjidhje reale, në emër të kafshëve dhe të njerëzve.
Postime të kësaj natyre prodhojnë vetëm klikime, pëlqime dhe urrejtje. Për këto të fundit, shoqëria ka më shumë se sa duhet edhe pa kontributin e tyre.
Nga ana e saj, "Animal Rescue Albania" ka reaguar duke kritikuar deklaratat e Fevziut, të cilat i ka cilësuar si të padrejta ndaj qenve të rrugës. Organizita thekson se problemi qëndron te mungesa e sterilizimit, vaksinimit dhe menaxhimit institucional, ndërsa ngre shqetësimin se në zonë po raportohen raste helmimi të qenve.
Postimi i 'Animal Rescue Albania':
Fajësohen qentë për dështimin e turizmit? Pas arabeve serbeve iranianeve dhe grekeve u gjet dhe armiku tjeter i turizmit shqiptar. Qente e rruges‼️
Blendi Fevziu paska gjetur "arsyen" se pse po tmerrohen dhe largohen turistët: sipas tij, fajin e paskan qentë e rrugës!
???? E lehtë të flasësh nga maja e aeroporteve të botës, por e vërteta në terren është krejt ndryshe.
Ne e dimë shumë mirë që qentë nuk duhet të jenë rrugëve.
Ata duhen sterilizuar, vaksinuar adoptuar.
Fakti që ata janë ende aty është dështimi ynë i madh si shoqëri dhe paaftësi e plotë e institucioneve për të ofruar zgjidhje qytetare.
????Por cila është "zgjidhja" barbare që ofrohet? Pikërisht sot në Drimadhë ka nisur sërish avazi i tmerrshëm: qentë e zonës po helmohen dhe po lihen të vdesin në grahmat e fundit mu në mes të rrugëve dhe plazhit.
????????Turistët e huaj nuk tremben nga qentë tanë; ata madje shpesh i ushqejnë dhe i kurojnë.
Ajo që i tmerron, i traumatizon dhe i bën të mos shkelin më kurrë këtu, është egërsia njerëzore dhe pamja makabre e kafshëve të helmuara.
Nuk mund të pretendojmë "turizëm elitar" duke ndërtuar një sezon mbi gjakun e kafshëve të pafajshme dhe mbi dështimin tonë social.
Turp!????
Gjithashtu, tjetër reagim vjen edhe nga “Animald Need Me” që pretendon se pas publikimit të videos janë shënuar 11 raste të helmimit të qenve në zonën e Dhërmiut.
Postimi i 'Animald Need Me':
Mbas publikimit të videos nga Z. Fevziu, 11 qen janë helmuar në Dhërmi. Bashkë me ta edhe Mia, një qenushe e urtë që rrinte te Sarajet e Pashait .
Jemi pa fjalë
Kushdo që ka informacion mbi personat që kanë kryer këtë krim, të na shkruajnë.
MJAFT HELMUAT QEN NË EMËR TË TURIZMIT DHE ZHVILLIMIT