Aktualitet

Fatkeqësi natyrore? Tubacioni i çarë futi Vlorën në kaos, qytetarët "zbulojnë skemën", u dëmtua në kantierin e biznesmenit Arben Avduli

Tubi i dëmtuar i rrjetit të ujësjellësit shkaktoi një dëfekt i cili shkaktoi kaos duke ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës për 5 ditë me radhë. 

zh.ll
Fatkeqësi natyrore? Tubacioni i çarë futi Vlorën në
vlore-tubacioni i care

VLORA- Furnizimi me ujë në Vlorë i është rikthyer normalitet që prej pasdites së djeshme. Tubi i dëmtuar i rrjetit të ujësjellësit shkaktoi një dëfekt i cili shkaktoi kaos duke ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës për 5 ditë me radhë. 

Pamjet e tubit të dëmtuar janë bërë publike, teksa një qytetare ka raportuar për JOQ se, dëmtimi ka ndodhur brenda një kantieri ndërtimi, që ajo e identifikon si kantier të biznesmenit Arben Avduli. Qytetarë të tjerë gjithashtu pretendojnë se dëmtimi i tubacionit ndodhet brenda të njëjtit kantier ndërtimi, por sipas tyre, është përpjekur të fshihet emri i Avdulit pasi bëhet fjalë për një biznesmen që ka lidhje të forta politike.

Dëmtimi i tubacioni dhe kaosi që shpërtheu në qytetin bregdetar të Vlorës pikërisht në festat e fundvitit, gjeti zgjidhje nga Turqia, pasi u transportuan me urgjencë pajisjet e nevojshme. Defeti është riparuar në orët e para të mëngjesit të së hënës, ndërsa fillimisht nisi furnizmi vetëm për disa zona të qytetit. Në orët e pasdites ka rinisur furnzimi për të gjitha zonat, megjithëse qytetarët raportojnë se ka ende disa zona pa ujë, të tjerë që thonë se uji është i tubullt. Por, lidhur me këtë vlen të theskohet se sipas njoftimtit të Ujësjellës Kanalizime Vlorë, ditët e para të rifurnizimit, uji nuk do të jetë i konsumueshëm.

Prej 5 ditësh, qytetarët e Vlorës janë përballur me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm, si pasojë e një defekti të rëndë teknik në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm. Situata shqetësuese ka ngritur banorët në protestë që prej të dielës dhe ka vijuar edhe gjatë ditës së hënë, teksa është shoqëruar edhe me tensione dhe mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Ndërkohë që në orët e pasdites të së hënës, kanë mbërritur pajisjet nga Stambolli për riparimin e defektit të ujësjellësit të ri të Vlorës, ndërsa në mbrëmje me mbërritjen e pajisjeve në Vlorë, ka rinisur menjëherë puna për rregullimin e tubit kryesor me diametër 1000 milimetra që shërbente për furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit bregdetar, i cili ishte çarë./ZËRI

Poll

MOS HUMB