Aktualitet

Festat kthejnë emigrantët në Shqipëri, fluks në pikën kufitare të Kapshticës

Autoritetet tona kanë shtuar sportelet për të shmangur pritjet e gjata dhe radhët.

F.I
Festat kthejnë emigrantët në Shqipëri, fluks në
pamje nga ngjarja

TIRANË-Shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit po kthehen në vend për t’i kaluar festat e fundvitit pranë familjeve të tyre, duke sjellë një fluks në pikën kufitare të Kapashticës. 

Fluksi më së shumti është regjistruar në hyrje të shtetit tonë. Sipas informacioneve, autoritetet tona kanë shtuar sportelet për të shmangur pritjet e gjata dhe radhët. Aktualisht janë 5 sportele të hapura 3 në hyrje dhe 2 në dalje.

Gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kalimi kanë hyrë 4599 dhe 1864 shtetas kanë dalë. Pritet që në ditët në vijim fluksi të jetë më i lartë./ZËRI

Poll

MOS HUMB