Aktualitet

Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese, zëvendëson Holta Zaçaj

Papajorgji ishte kandidatja e vetme për kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

F.I
Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese,
Fiona Papajorgji

TIRANË-Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese. Gjyqtarja Papajorgji ishte kandidatja e vetme për kryetare e Gjykatës Kushtetuese. Papajorgji do të jetë në krye të Gjykatës Kushtetuese për tre vitet e ardhshme, pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçaj.

Në vitin 2020, Fiona Papajorgji është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Barit, Itali kurse në vitin 2012 ka marrë gradën shkencore “Doktore e shkencave juridike” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Barit. Në vitet 2000-2008 ka ushtruar profesionin e asistent avokatit dhe me pas të avokatit pranë firmave ligjore në Bari. Papajorgji ka punuar si juriste pranë Drejtorisë së Kërkimeve, Studimeve dhe Botimeve në Gjykatën Kushtetuese në vitin 2009-2011, ndërsa prej këtj vitin deri në 2019 ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë, prej vitit 2007 e në vazhdim, Papajorgji ushtron mësimdhënien si lektore e së Drejtës Publike në disa universitete kurse në vitin 2019 është angazhuar nga Shkolla e Magjistraturës si pedagoge në dispozicion për vitin e parë të Programit të Formimit Fillestar. Papajorgji është zgjedhur anëtarja e kattërt e Gjykatës Kushtetuese në 2019 dhe do të qëndrojë në detyre deri në 2028./ZËRI

Poll

MOS HUMB