Aktualitet

“Mos xhiro gomat..."! Shpallen në kërkim autorët e plagosjes në Mamurras, dy 18-vjeçarë qëlluan Pjetër Markun

Plagosja ka ndodhur ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ku 50-vjeçari iu kishte kërkuar të rinjve që të lëviznin me kujdes me makinë dhe mos të xhironin gomat para portës së shtëpisë së tij.

F.I
“Mos xhiro gomat..."! Shpallen në kërkim autorët e
PAMJE NGA VENDNGJARJA

LAÇ-Janë identifikuar dy autorët e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Mamurras, ku 50-vjeçari Pjetër Marku u plagos me armë zjarri. Policia ka shpallur në kërkim dy 18-vjeçarë, Roeni Noka dhe Oligert Ndreca, banues në lagjen "Zef Hoti" në Mamurras.

Plagosja ka ndodhur ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ku 50-vjeçari iu kishte kërkuar të rinjve që të lëviznin me kujdes me makinë dhe mos të xhironin gomat para portës së shtëpisë së tij. Po debati ka përfunduar në plagosje, ku një nga të rinjtë ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të Markut.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, sqarojmë se nga verifikimet rezultoi se i plagosur me armë zjarri, në dorë, ishte shtetasi M. M., 51 vjeç.

Gjithashtu, informojmë se pas veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe ato të DVP Lezhë, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe autorësisë së këtij rasti, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. N. dhe O. N., secili 18 vjeç dhe banues në Mamurras, të cilët dyshohet se e kanë plagosur 51-vjeçarin, me armë zjarri, për motive të dobëta, në rrugë, në Mamurras, dhe më pas janë larguar nga vendngjarja, me një automjet që është gjetur në banesën e shtetasit O. N., dhe është sekuestruar me cilësinë e provës materiale.

I dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve, si dhe për individualizimin e përgjegjësisë së tyre penale.

Poll

MOS HUMB