Aktualitet

Droga "fluturon" në muret e burgut në Prato të Italisë, shpërthen revolta: Dhjetëra të burgosur shqiptarë përfshihen në trazira

Mediat italiane raportojnë se konkretisht rreth 60 të burgosur, shumica shqiptarë, shkaktuar kaos dhe trazira, pasi në ambientet e burgut u hodhën disa pako me drogë. 

zh.ll
Droga "fluturon" në muret e burgut në Prato të
Burgu i Pratos

TIRANË- Një situatë e tensionuar është regjistruar pak ditë më parë në burgun në La Dogaia në Prato, ku protagonistët kryesorë kanë qenë disa shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se konkretisht rreth 60 të burgosur, shumica shqiptarë, shkaktuar kaos dhe trazira, pasi në ambientet e burgut u hodhën disa pako me drogë. 

Si u përfshinë shqiptarët në ngjarje? Ngjarja ndodhi më 28 shkurt, rreth orës 13:15, ndërsa të burgosurit po luanin futboll në fushën sportive të seksionit të gjashtë.

Sipas hetimeve, tre qese të vogla me drogë u hodhën mbi murin rrethues nga dy të rinj jashtë burgut, një 20-vjeçar tunizian dhe një 19-vjeçar italian. Dyshohet se ky ishte një veprim i qëllimshëm, që pakot me drogë të përfundonin në duart e të burgosurve. Por, në momentin që ndërhyri policia, situata doli jashtë kontrollit. Të burgosurit, kryesisht shqiptarë, u grumbulluan dhe reaguan në mënyrë agresive duke penguar kontrollin dhe duke krijuar një revoltë të menjëhershme.

Kjo situata ka alarmuar autoritetet italiane, pasi ngre dyshimet se brenda burgut veprojnë grupe të organizuara të të burgosurve që arrijnë të ndikojnë jetën e përditshme në institucion, edhe për shkak të mungesës së personelit në policinë penitenciare.

Por, sipas mediave italiane, ky nuk është rasti i vetëm në këtë burg. Një episod i tillë u ragjistrua edhe më 13 shkurt, ku hetuesit bllokuan një pako postare të dërguar për një të burgosur. Mes fetave të sallamit ishin fshehur rreth 10 gramë kokainë dhe 206 gramë hashash.

Gjithashtu, më 20 shkurt, pranë murit rrethues të burgut u gjetën edhe tre pako të tjera me 240 gramë hashash, 24.2 gramë kokainë, një telefon Samsung pa kartë SIM dhe një modem për lidhje interneti, pajisje që sipas hetuesve do të shërbenin për komunikim me jashtë sapo të hynin në qeli.

Poll

MOS HUMB